Shpallet fituesi

Konkursi letrar i Albas: Dorëshkrimi “Katër burra” e autores Xhentiana Muskaj, u vlerësua vepra më e mirë në prozë

Në konkursin letrar të ALBAS, dorëshkrimi “Katër burra” e autores Xhentiana Muskaj, u vlerësua vepra më e mirë në prozë e paraqitur në këtë konkurs, me motivacionin: për rrëfimin origjinal dhe modern; për lojën psikologjike dhe gjuhën mjaft të pasur.

Në mars, Muajin Ndërkombëtar të Gruas, shtëpia botuese “Albas” hapi konkursin letrar në mbështetje të shkrimtareve të reja. 


Bordi i shtëpisë botuese “Albas”, pasi lexoi më vëmendje të njëzet dorëshkrimet, falënderon pjesëmarrëset në këtë konkurs. Vlen të theksohet se të gjitha dorëshkrimet pjesëmarrëse në këtë konkurs spikatnin për risitë në stilin e të shkruarit dhe qasjet moderne. 


Dorëshkrimi “Katër burra” e autores Xhentiana Muskaj, u vlerësua vepra më e mirë në prozë e paraqitur në këtë konkurs, me motivacionin: 


për rrëfimin origjinal dhe modern; për lojën psikologjike dhe gjuhën mjaft të pasur.


 Në veprën “Katër Burra” na tregohet historia:

Ata nuk janë katër, janë më shumë se katër. Dy nuk jetojnë më, me dy e lidh gjaku, një e ka lënduar më shumë dhe një më pak dhe një e bën të qesh. Po t’i bësh llogaritë dalin se janë 7 burra, po u bënë katër. Dhe është edhe një dikush tjetër mes shtatë burrave që u bënë katër. Diku rrëfen askushi dhe diku rrëfen dikush që është mes 7 burrave të bërë katër. Ata kanë ndikim, në veprime, pasoja dhe vendime. Dhe në fund vetëm vetëm një dhe nuk është burrë. ‘’Edhe kjo mund edhe mund të mos jetë historia ime?! Në shumicën e rasteve ai ose ajo që shkruan ndahet nga ai ose ajo që është në jetën reale.’’ 




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,237 Lexime
1 vit më parë