Lejohet përdorimi i teksteve të Gjuhës Shqipe në gjimnaze

Pas një procedure ligjore të përcaktuara në bazë të ligjeve të Serbisë, tekstet e Gjuhës Shqipe për shkollat e mesme janë lejuar që të përdoren në Luginë

Pas një procedure ligjore të përcaktuara në bazë të ligjeve të Serbisë, tekstet e Gjuhës Shqipe për shkollat e mesme janë lejuar që të përdoren në Luginë. Kemi të bëjmë me tekstet që vijnë nga Shqipëria dhe janë të botuara nga Shtëpia Botuese “ALBAS”, e cila tanimë ndodhet në shumicën e vendeve ku jetojnë shqiptarë.

Ky është një sukses tjetër i radhës nga kjo shtëpi botuese, e cila përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka arritur që të fusë edhe tekste tjera në sistemin e arsimit shqip në Luginë. Sigurisht, ka ende shumë tekste që mungojnë, por në plotësimin dhe përmbushjen e nevojave për nxënësit shqiptarë duhet punohet vazhdimisht dhe bashkërisht. Vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhen problemet ne fushën e arsimit në Luginë.

Tekstet e Gjuhës Shqipe të lejuara për shkollat e mesme janë:

Gjuha shqipe dhe letërsia 1 (për gjimnazet e reformuara)

Autorë: Sabri Hamiti, Kujtim Shala, Xhemaludin Idrizi, Ali Aliu, Idriz Metani

Gjuha shqipe 1 (Njohuri të përgjithshme për gjuhën, Fonetika dhe fonologjia, Sintaksa, Morfologjia)

Njohuri nga Teoria e letërsisë

Njohuri nga folklori shqiptar

Letërsia shqiptare e vjetër

Letërsia klasike greke dhe romake

Libri u miratua nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe zhvillimit Teknologjik e Republikës së Serbisë dhe përdoret në shkollë. Nr. 650-02-134/2015-06

Gjuha shqipe dhe letërsia 2 (për gjimnazet e reformuara)

Autorë: Rita Petro, Agim Leka, Idriz Metani

Letërsia shqiptare në periudhën e Rilindjes Kombëtare;

Letërsia Botërore;

Gjuha shqipe 2 (Leksikologjia, Morfologjia, Sintaksa).

Libri u miratua nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe zhvillimit Teknologjik e Republikës së Serbisë dhe përdoret në shkollë. Nr.:650-02-134/1/2015-06

Gjuha shqipe dhe letërsia 3 (për gjimnazet e reformuara)

Autorë: Sabri Hamiti, Ardian Marashi, Idriz Metani

Letërsia shqiptare në gjysmën e parë të shek. XX Letërsia botërore në shek. XIX Gjuha shqipe 3 (Komunikimi, Gjuha e shkruar shqipe, Sintaksa e periudhës, Ligjërata e drejtëdhe e zhdrejtë, Shenjat e pikësimit).

Libri u miratua nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe zhvillimit Teknologjik e Republikës së Serbisë dhe përdoret në shkollë. Nr.:650-02-134/2/2015-06

Gjuha shqipe dhe letërsia 4 (për gjimnazet e reformuara)

Autorë: Ali Aliu, Ymer Çiraku, Shaban Sinani, Ardian Marashi, Idriz Metani

Gjuha shqipe 4 (Stilistika, Gjuha e letërsisë artistike, Gjuha letrare, Gjuha e prozës dhe e poezisë, Figurshmëria e prozës, Fjalori poetik, Mjetet shprehëse të gjuhës shqipe, Bazadia lektore e shqipes standarde,Onomastika).

Letërsia shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX

Letërsia botërore e shek. XX.

Libri u miratua nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe zhvillimit Teknologjik e Republikës së Serbisë dhe përdoret në shkollë. Nr.:650-02-134/3/2015-06

(Portali Shkollor)

910 Lexime
4 vjet më parë