Libër pune për Gjuhën shqipe 5, botim i ri nga ALBAS
Një nga botimet më të reja të shtëpisë botuese Albas është dhe libri i punës për Gjuhën shqipe 5. Ky libër është realizuar me qëllimin për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të kasës së pestë për përvetësimin e njohurive Gramatikore, si dhe për ushtrimin e kompetencës së të Shkruarit.
Libër pune për Gjuhën shqipe 5 është një libër i realizuar me qëllimin për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të kasës së pestë për përvetësimin e njohurive Gramatikore, si dhe për ushtrimin e kompetencës së të Shkruarit.
Njohuritë gramatikore jepen me informacione të shkurtra teorike dhe me modele ushtrimesh të zgjidhura, që nxënësit t’i kuptojnë dhe t’i fiksojnë më lehtë njohuritë e reja. Ushtrimet u përgjigjen shkallëve të ndryshme të vështirësisë, duke filluar nga ushtrimet gjysmë të zgjidhura e deri tek ushtrimet që nxënësi duhet t’i punojë në mënyrë të pavarur.
Njësitë e të shkruarit ndihmojnë nxënësit të ushtrohen në shkrimin e llojeve të ndryshme të teksteve, me tema të larmishme që përshtaten me interesat dhe nevojat e tyre. Ky libër ushtrimesh i trajton këto kompetenca në përputhje me programin kurrikular të Gjuhës shqipe të MASHT-it.
Autore: Natasha Pepivani, Latra Buqinca Llapashtica, Edita Haziri Qosa
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
101 Pyetje dhe përgjigje për edukimin seksual
ALBAS 25 vjet, një rrugëtim që bashkon hapësirat shqiptare përmes librit dhe dijes
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve