Libri më i mirë për fëmijë

“Më quajnë... Aleksandër Moisiu”, libri më i mirë për fëmijë

“Më quajnë... Aleksandër Moisiu”, ky libër i cili është pjesë e serisë “Më quajnë” u shpall libri më i mirë për fëmijë në Panairin e 19-të të Librit.

“Më quajnë... Aleksandër Moisiu”, ky libër i cili është pjesë e serisë “Më quajnë” u shpall libri më i mirë për fëmijë në Panairin e 19-të të Librit. Çmimi me motivacionin: “Rrëfim emocional i figurave njerëzore, si model frymëzues për lexuesit e vegjël” u tërhoq nga drejtoresha e botimeve në Albas, Rita Petro.

Autori i librit “Më quajnë... Aleksandër Moisiu” është Luan Rama, ndërsa ilustrimet dhe arti grafiku realizuan nga Semela Mero.

“Isha në Vjenë. Isha shumë i ri dhe shumë i varfër, u jepja mësime private gjuhe pak njerëzve të cilët patën besim tek unë. Në të vërtetë, në atë kohë nuk kisha as idenë më të vogël se çfarë dëshiroja të bëhesha... Isha në kërkim të bukës së gojës, kisha uri të madhe e zorrët më këndonin në bark, kur rastësia e madhe më solli në Burgtheater si figurant....” (Debuti im në Burtheater) 

Kjo seri është e hapur dhe do të pasurohet në vijim me tituj të tjerë të rinj. Ju ftojmë të lexoni serinë “Më quajnë” tashmë e pasuruar me tre figura të shquara shqiptare: Aleksandër Moisiu, Ismail Qemali dhe Dora d’Istria.

2,987 Lexime
7 vjet më parë