Botime për fëmijë

"Më quajnë Arkitekt Sinani"

"Më quajnë...” është një kolanë për fëmijë me biografitë e personazheve botërore e shqiptare. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit, që në vetë të parë tregon për jetën, veprën...

Kolana “Më quajnë...”


Është një kolanë për fëmijë me biografitë e personazheve botërore e shqiptare. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit, që në vetë të parë tregon në mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet, si dhe mjedisin dhe kohën në të cilën jetoi. Ilustrimet e pasura, të frymëzuara nga epoka, na zhytin në kohën dhe botën e tyre.


Unë, Arkitekt Sinani, kam lindur më 29 maj, rreth viteve 1489 ose 1490. Kam kaluar fëmijërinë buzë lumit të Vjosës, në fshatin Gjergaj, i cili më pas për nderin tim u quajt Sinanaj.


Shkallët e karrierës ushtarake i ngjita me shpejtësi: nga oficer deri në komandant jeniçer, me titullin e nderit Aga. Nga ekspert në ndërtimin e infrastrukturës ushtarake, siç janë rrugët, urat dhe ujësjellësit, talenti dhe pasioni m’u shpërblyen duke më bërë arkitektin kryesor mbretëror, post të cilin do ta mbaja me nder për afro pesëdhjetë vjet.


Rreth 400 veprat e mia, kanë pasur karakter fetar, ushtarak dhe urban, dhe ishin shpërndarë në të gjithë Perandorinë Osmane, nga Budapesti deri në Mekë, nga Sofja deri në Damask. Por disa prej tyre, si xhamitë Sulejmanie e Shehzade, në Stamboll, si edhe Selimije në Edrine, janë deri më tani.


E nisa rrugën time si gjithë të tjerët. Vazhdimi i saj ishte një jetë që tejkalon mundësitë reale. Vetë Allahu kishte zbritur tek unë atë vullnet të forcës së tij, atë besim të bujarisë dhe mirësisë. Nuk reshta asnjë moment së punuari. Isha në garë me kohën. Dhe vetë koha ishte në garë me mua.


Dhe vërtet kjo ishte ëndrra ime, kjo ishte jeta ime. Me mund dhe sakrifica, me shumë besim dhe bindje ndaj asaj force qiellore të derdhur tek unë, ditë pas dite e vit pas viti mbërrita ta çoj Sinanin nga jeniçer tek arkitekti, nga njeri i besuar i katër sulltanëve, në përvojën e pasurimit të një tradite, një vlerë, asaj që do të hynte në histori si qytetërimi islam.


Vepra ime kjo ishte dhe kjo do të jetë përjetë, vepër pasioni, vepër besimi, vepër e një vullneti të lartë.


(Portali Shkollor)

2,942 Lexime
5 vjet më parë