Libër i ri

“Më quajnë... Isak Njuton”

Më quajnë... Është një seri për fëmijë me biografi të personazheve botërore. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit dhe na tregon në një mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet.

Më quajnë...

Është një seri për fëmijë me biografi të personazheve botërore. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit dhe na tregon në një mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet, si dhe mjedisin dhe kohën në të cilën jetoi. Ilustrimet e pasura, të frymëzuara nga epoka, na zhytin në kohën dhe botën e tyre.


Isak Njuton

Isak Njuton lindi ditën e Krishtlindjes 1642 në një fshat të vogël të Anglisë. Pasioni i tij për të kuptuar gjithçka e rrethonte bëri që të kthehej në një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave, të zhytej në studimin e Biblës dhe të thellohej në alkimi, për të kërkuar eliksirin e jetës dhe gurin filozofal. Ishte një burrë ambicioz, pati një famë jo të zakonshme si dijetar dhe ia kushtoi vitet e fundit të jetës së tij ndjekjes së falsifikuesve të monedhave. Por vendin e tij në piedestalin e dijetarëve të mëdhenj e fitoi duke kuptuar universin si askush më parë: zbuloi se lëvizja e gjithë gjërave drejtohet nga i njëjti ligj: Ligji i Gravitetit.


Përshëndetje...

Përshëndetje, më quajnë Njuton, Isak Njuton. Në moshën tuaj adhuroja të ndërtoja shpikjet e mia të çuditshme. Një ditë ngrita në fluturim disa balona, të cilave u ngjita disa drita që i frikësuan gjithë fqinjët. Sa gallatë! Më pëlqenin shumë edhe orët. Arrita të ndërtoja një orë që funksiononte me forcën e ujit dhe një orë diellore, që më bëri të famshëm në gjithë vendin.


Por nuk njihem në gjithë botën për këtë orë, por për një kokërr mollë. Po, po, për një kokërr të thjeshtë molle! Një ditë po qëndroja mbështetur me kurriz pas një trungu dhe me kokën në re, si gjithmonë, kur papritur ra një mollë. Atëherë mendova që nëse molla bie, ndodh sepse toka e tërheq, s’ka rëndësi nëse është më ulët apo më lart. Pra, nëse nuk ka rëndësi sa lart është, mbase tërheq dhe objekte aq të largëta sa hëna!


Dhe kështu nisa ta bluaj në mendje këtë ide, që më bëri një nga shkencëtarët më të njohur të të gjitha kohërave.


Librin mund ta porosisni online duke klikuar këtu


(Portali Shkollor)

3,389 Lexime
5 vjet më parë