LIBËR I RI

Më quajnë...Ana Frank

Më quajnë... Është një seri për fëmijë me biografi të personazheve botërore. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit dhe na tregon në një mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet.

Më quajnë...

Është një seri për fëmijë me biografi të personazheve botërore. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit dhe na tregon në një mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet, si dhe mjeedin dhe kohën në të cilin jetoi. Ilustrimet e pasura, të frymëzuara nga epoka, na zhytin në kohën dhe botën e tyre.


Ana Frank

Ana Frank lindi në Frankfurt, në vitin 1929. Tri vite më vonë, familjes së saj iu desh të emigronte në Vendet e Ulëta, për shkak të terrorit nazist. Në ditarin e saj ajo shkroi për gjithçka kaloi e jetoi në shtëpinë ku u fsheh së bashku me familjen e saj dhe njerëz të tjerë, për t'i shpëtuar persekutimit gjerman ndaj hebrejve. Butësia, bashkëjetesa, shpresa, frika, debatet në një hapsirë të vogël, monotonia, dashuria, ankthi i lirisë dhe një mori ndjenujash, gjithçka e shkruar nga një vajzë që ëndërronte të bëhej shkrimtare, por që ndërroi jetë për shkak të tifos dhe çmendurisë që përfshiu Europën në mesin në mesin e parë të shekullit XX.


Përshëndetje...

Më quajnë Anelis Mari Frank, edhe pse të gjithë më njohin si Ana Frank.

Si shumë vajza të moshës sime më pëlqente të dilja me shoqet, t'u pëshpëritja sekretet e mia, të merresha me sporte të ndryshme, të ngacmoja djemtë, të qeshja... Por më qëlloi të jetoja në një kohë të vështirë: gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës u persekutuan shumë njerëz me aftësi të kufizuara, homoseksualët, ciganët, sllavët, hebrenjtë...MIliona njerëz të tjerë u dëbuan nga vendi i tyre, u mbyllën në kampe përqëndrimi, u ekzekutuan në dhoma gazi...Tmerri u bë mbreti i botës!

Një ditë, tmerri erdhi edhe në shtëpinë ku ne jetonim të fshehur. Një zyrtar i SS-së hyrë në të dhe na arrestuan. Nazistët arritën të shuanin jetën time, por jo zërin tim.

Në shtëpinë ku u fshehëm shkrova një ditar, që u bë i famshëm në të gjithë botën. Ditari është përkthyer në thuajse po aq gjuhë sa edhe Bibla; e kanë lexuar miliona njerëz; është lexim i detyruar nëpër shkollat e vendeve të ndryshme; janë realizuar filma dhe vepra muzikore nga ditari im...Ai është kthyer në simbol të Holokaustit. Zëri im flet në emër të gjashtë milionë të pafajshmëve që u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shpresoj që fjalët e mia të shërbejnë, mbi të gjitha, për të menduar e reflektuar për çmendurinë dha barbarizmin e luftës.  


Librin mund ta porosisni online duke klikuar këtu


(Portali Shkollor)


100 Lexime
5 ditë më parë