LIBËR I RI

Më quajnë...MIkelanxhelo

Më quajnë... Është një seri për fëmijë me biografi të personazheve botërore. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit dhe na tregon në një mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet.

Më quajnë...

Është një seri për fëmijë me biografi të personazheve botërore. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit dhe na tregon në një mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet, dhe mjedsin dhe kohën në të cilin jetoi. Ilustrimet e pasura, të frymëzuara nga epoka, na zhytin në kohën dhe botën e tyre.


Mikelanxhelo

Lindi në Kapreze më 6 mars 1475. Admiruesit tregojnë se fatin e tij e shënoi bashkimi i planetëve Mërkur dhe Afërdita në atë natë plot yje. Që i vogël mësoui nga veprat e artistëve të mëdhej italianë, si Girlandaio, Bruneleski dhe Leonardo da Vinçi mes të tjerëve. Gjithashtu studioi me pasion kulturën klasike të Romës dhe Greqisë antike. Kështu, skulpturat e tij si Mëshira apo Davidi i famshëm, afresket e tij të Kapelës Sistine dhe projektet e tij arkitektonike mbartën shkëlqimin më të madh gjatë Rilindjes. Jeta e tij  gjatë, -vdiq tetëdhjetë e nëntë vjeç- i lejoi të krijonte pa pushuar dhe të arrinte ambicien e tij më të madhe: të ishte artisti më i madh i Historisë së Artit


Përshëndetje...

Skulptor, piktor, arkitekt, poet...Pa dyshim jam gjeniu më i madh i Rilindjes! Me shumë mundësi më ambiciozi, punëtori dhe perfeksionisti që ka ekzistuar ndonjëherë!

Punë pa pushim! Nuk ka dëm më të madh se koha e humbur. Kjo ka qenë motoja ime në jetë.

Nuk jam shumë i gjatë, fytyra ime nuk është e pashme, ma deformuan hundën kur isha i ri, dhe sytë e mi të zinj janë të vegjël, por me shikim të thellë. Dukem një njeri i zakonshëm, por kush vështron veprat e mia do të zbulojë energjinë time të pashtershme, temperamentin tim të zjarrtë dhe forcën e shpirtit tim luftarak.

Shihni se çfarë ka shkruar për mua kritiku dhe historiani i artit Xhorxho Vasari: "Mikelaxhelo nuk do ta njohë kurrë vdekjen, sepse  veprat e tij të pavdekshme do ta mbushin me lavdim derisa të ekzistojë bota"

SI e arrita këtë përsosmëri? Përsosmëria nuk është gjë e vogël, por përbëhet nga gjëra të vogla. Lexoni dhe do ta zbuloni.



Librin mund ta porosisni online duke klikuar këtu


(Portali Shkollor)

2,110 Lexime
5 vjet më parë