"Mes librave, luleve dhe gjimnazistëve"
Menjëherë pas takimit me gjimnazistët e "Sami Frashërit", drejtoresha e botimeve në albas, Rita Petro, ka shkruar se si ishte bashkëbisedimi me të rinjtë e kësaj shkolle.
Menjëherë pas takimit me gjimnazistët e Sami Frashërit, drejtoresha e botimeve në albas Rita Petro, ka shkruar se si ishte bashkëbisedimi me të rinjët e kësaj shkolle.
…dëgjova një ese të përsosur për bukurinë estetike dhe harmoninë në natyrë dhe në art, dëgjova vargje të interpretuara mrekullisht bukur, bashkëbiseduam për rëndësinë e të lexuarit për të njohur vetveten nëpërmjet personazheve, për disa nga dilemat e gjimnazistëve sot, dëshirën e tyre për t’u ndjerë të lirë dhe zhgënjimet nga kufizimet apo mentaliteti konservator i shoqërisë shqiptare sot, dëshirën e tyre për të konkurruar dhe shfaqur aftësitë e veta e për t’u ndjerë të barabartë në vlerësim, se sa e rëndësishme është të kundërshtosh me argumente që vijnë përmes dijes dhe…se sa e rëndësishme është përtej notës, zhvillimi i pasionit të tyre për sportin dhe artin, komunikimi me të tjerët, që është baza për t’u ndjerë një njeri i lumtur. Pyetjet e tyre shpesh të vinin në pozitë…dhe kjo ish diçka që më pëlqeu akoma më shumë…mprehtësia e tyre.
Më befasoi komunikimi i tyre i hapur dhe inteligjent me mësuesen e letërsisë, Orjanën më të cilën kemi bashkëpunuar shumë vite më parë për modernizimin e programeve në shkollën e mesme.
E falenderoj atë që ma zbukuroi ditën dhe që më dha mundësinë të ndihem e vlerësuar nga këta të rinj, por dhe e frymëzuar prej mendimeve dhe idealizmit të tyre.
Rita Petro
Si ndikon seria “Sjelljet më të mira” te fëmijët
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
ALBAS vjen me 40 tituj të rinj librash në Panairin e 24-t të Librit, Tirana 2021