REFLEKTIM

Mësuesia është me të vërtetë mision!

Kjo situatë na gjeti të papërgatitur, por të zotë janë ato që nuk dorëzohen në çdo rrethanë. Dhe në këtë situatë mësuesit nuk u stepën, por u përshtatën menjëherë.

Reflektim rreth mësimit në distancë



Kjo situatë na gjeti të papërgatitur, por të zotë janë ato që nuk dorëzohen në çdo rrethanë. Dhe në këtë situatë mësuesit nuk u stepën, por u përshtatën menjëherë. Mësimi online si një zgjidhje e menjëhershme nga institucionet arsimore i dha mundësi stafit akademik dhe nxënësve, të mos e ndërpresin mësimin.


Është për t’u përgëzuar puna e mësuesve që direkt morën frerët, nuk i lanë asnjë ditë nxënësit vetëm. Duke u ndodhur në situatë të vështirë, normalisht duhet kuptuar që roli i mësuesit duhet të jetë, sa akademik po aq edhe social. Ne nuk jemi vetëm në rolin e mësimdhënësit, por duhet të krijojmë klimë të mirë bashkëpunimi mes palëve. Izolimet nuk janë të lehta, por kushtet teknologjike na mundësuan t’i ruajmë të gjitha rrugët e komunikimit me nxënësit.


Përveç mësimit mësuesit janë munduar të kuptojnë dhe ndihmojnë nxënësit në aspektin psikologjik, në mënyrë që së bashku ta kalojmë më lehtë këtë situatë. Unë besoj gjithmonë që nëse është dëshira për punë e mirësi, rrugët gjenden dhe mësuesit i gjetën në kohë rekord.


Këtë situatë nuk e zgjodhëm ne, por në kushtet që jemi kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve, që t’u vijmë në ndihmë nxënësve që duan dije, madje të aktivizojmë dhe ata që duan rehati. Vështirsitë në këtë rrugëtim me të cilin ne mësuesit duhet të përballeshin nuk ishin të pakta, dilemat dhe pikëpyetjet tona me mënyrën sesi do të vepronin, si do të gjendeshin afër çdo nxënesi, dhe sesa të gatshëm do të ishin nxënësit të përqafonin këto metoda të reja të mësimdhënies, të diktura nga rrethanat, i kanë munduar të gjithë mësuesit që të gjithë në mënyrat e tyre janë përpjekur të bejnë më të mirën.


Kjo teknikë e re komunikimi ka sjellë një frymë tjetër në çdo shkoll, duhet ta pranojmë, angazhimi vazhdon të jetë korrekt nga të dy anët. Për t’u vlerësuar është fakti që nxënësit shfaqin tepër interes dhe impenjim, kjo është e mira e ruajtjes së ekuilibrave mes nesh, si në aspektin akademik ashtu edhe në atë human. Mësimdhënia ëshrë art, si i tillë duhet parë në dimensione të komunikimit të gjërë dhe në shërbim të së ardhmes.


Kush janë disa nga mënyrat për të ndjekur mësimin online? Në morinë e platformave të shumta që mund të shërbejnë për mësimin online mund të përmendim: Google, Classroom, Zoom, Edmodo, Schoology, etj.


Por, a kanë mundësi të gjithë të përdorin aplikacionet online? Sigurisht që jo, ne jemi të ndërgjegjëshëm që jo çdo nxënës , përtej dëshirës së madhe për të mësuar dhe angazhimit të madh nga mësuesi nuk mund të jetë online. Atëherë nga ana e stukturave të arsimit është menduar dhe një alternative tjetër si  një zgjidhje më të thjeshtë që është mesimin nga televizori për të cilën çdo nxënes mund të ndjekë mësimet. Kjo metodë po aq efikase, e cila i vjen në shërbim të gjithë nxënësve për të marrë njohuri të reja, por dhe për të mos i harruar konceptet e marra. Unë kujtoj me nostalgji se kur ishim të vegjel nga emisionet e televizorit e mësuam disi Italishten, dinim orarin kur fillonte dhe gozhdoheshim para ekranit, sot nxënësi mund të përdorë RTSH shkollë.


Këto janë vetëm disa nga opsionet që mund të gjendemi afër me nxënsit për të përcjell njohuritë, por ekzistojnë mënyra të shumta, për të cilat mjafton vetëm vullneti, dëshira, dhe përshtatja është e lehtë. Në këto momente duhet të jemi në mbeshtetje të njëri-tjetrit.


E gjithë bota po përballet me një moment kritik, por njerëzimi kurrë nuk është dorëzuar as në momentet më të këqija. Të gjithë kanë mobilizuar burimet dhe shërbimet e tyre për të mbështetur shkollat, mësuesit, prindërit dhe nxënësit gjatë kësaj kohe të një ndërprerje të pashembullt arsimore. Kjo është një kujtesë, për të gjithë ne se rikuperimi mund të vijë vetëm nëse punojmë së bashku drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Edukimit të brezave të së ardhmes.


FALEMINDERIT KUSH NA MBESHTET!



Shkroi: Elisa Hoxha 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,667 Lexime
3 vjet më parë