Për fëmijët 4-6 vjeç

“Miqtë e mi, Vesa dhe Lumi” për klasat e parashkollorit, Kosovë

Libri “Miqtë e mi, Vesa dhe Lumi” për fëmijët 4-6 vjeç , Kosovë, për herë të parë vjen një qasje e integruar, ku në secilën temë përfshihen të gjitha fushat zhvillimore dhe kurrikulare për zhvillimin e fëmijës.

Dosja argëtuese “Miqtë e mi, Vesa dhe Lumi” është hartuar në përputhje të plotë me dokumentacionin për fëmijërinë e hershme në Republikën e Kosovës, përfshirë këtu:


  • Standardet e Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjet,
  • Kurrikula për moshën parashkollore 3-6 dhe
  • Kurrikulat lëndore për klasën përgatitore.


Për herë të parë vjen një qasje e integruar, ku në secilën temë përfshihen të gjitha fushat zhvillimore dhe kurrikulare për zhvillimin gjuhësor, matematikor, mjedisor, artistik dhe shëndetësor të fëmijës. Temat janë të bazuara në interesat, dëshirat dhe nevojat e fëmijëve të sotëm.


Dosja shoqërohet me një udhëzues për mësuesit dhe prindërit, të cilët do të ndjekin ecurinë e fëmijëve të moshës 4-6 vjeç.



©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

3,279 Lexime
2 vjet më parë