Ftesë për të lexuar

“Na ishte një herë... libri”

U mblodhëm te Liqeni Artificial për të diskutuar për 3 R-të Ripërdorim, Reduktim, Riciklim një botim i Shtëpisë Botuese Albas, i cili është i përshtatshëm për moshën mbi moshën 4 vjeç.

Shtëpia Botuese Albas në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës, dhe bibliotekën më të re të kryeqytetit LibrAria gjatë muajit prill kanë organizuar një seri aktivitetesh me titull “Na ishte një herë …libri”. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është kthimi i vëmendjes së fëmijëve tek libri dhe leximi.

Nxënësit ftohen të mblidhen së bashku, të lexojnë pjesë nga librat e zgjedhur, t’i komentojnë dhe të kuptojnë se sa i rëndësishëm është libri. Ftesat për të lexuar në natyrë mbeten gjithnjë të bukura dhe kështu disa takime u organizuan në natyrë.


U mblodhëm te Liqeni Artificial për të diskutuar për 3 R-të Ripërdorim, Reduktim, Riciklim një botim i Shtëpisë Botuese Albas, pjesë e serisë "Numrat e Jetës", i cili është i përshtatshëm për moshën mbi 4 vjeç. Semela Mero lexoi për fëmijët e pranishëm pjesë nga teksti dhe diskutuan së bashku për atë çfarë mësuan.

Tri R-të na mësojnë shumë gjëra që ne mund të bëjmë për të mbajtur pastër mjedisin. Kur ulim sasinë e gjërave që hedhim, si për shembull qeset plastike, ne ndihmojmë në mbajtjen pastër të mjedisit ku jetojmë, të ujit që pimë apo të ajrit që thithim. Gjithashtu, përdorimi i objekteve vetëm kur është e nevojshme është një ide e mirë.


Dhe ne mund të riciklojmë gjëra, si për shembull, letrat, kanoçet, shishet duke i çuar në impiantet e riciklimit të mbeturinave, nëpërmjet përpunimit të të cilave mund të prodhohen objekte të reja. Mbajini mend mirë këto tri fjalë që fillojnë me R; është mënyra më e mirë për të mbrojtur planetin në të cilin jetojmë.


Aktivitet do të vijojnë të organizohen në pika të ndryshme të kryeqytetit ku do të mblidhen fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe do të lexojnë së bashku libra të ndryshëm.


(Portali Shkollor)

1,734 Lexime
7 vjet më parë