Aktivitet

Në stendën e ALBAS flasim hapur për autizmin

Në ditën e ndërgjegjësimit të Autizmit shtëpia botuese ALBAS iu bashkua aktivitetve që u organizuan në kryeqytet

ALBAS ngriti një stendë tek Liqeni Articial ku të gjithë fëmijët mund të gjejnë librat e tyre të preferuar. Ne jemi pranë të gjithë fëmijë pa bërë asnjë dallim, ndaj sot vëmendje të veçantë ju kushtuam fëmijëve autik për të cilët ne sjellim botime të veçanta.

Nën moton “le t’i kemi fëmijët autikë në qendër të vëmendjes, t’i bëjmë të ndihen të veçantë sepse ata të tillë janë” të gjithë u mblodhëm dhe folëm hapur!

“Vëllai im është autik” është pjesë e serisë “Le të flasim hapur” e cila nxit fëmijët të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të flasin hapur për gjërat që ata i shqetësojnë.

Edhe fëmijët shumë të vegjël kanë shqetësimet, frikërat e tyre, prandaj këta libra janë shkruar dhe janë ilustruar veçanërisht për ta. Prindërve dhe mësueseve u këshillohet t’i lexojnë këta libra me zë të lartë, ndërsa parashkollorët të dëgjojnë dhe të shikojnë ilustrimet me djem dhe vajza të çdo tregimi. Shumë fëmijë, në klasat e ulëta, mund t’i lexojnë vetë këto tregime.

Të rritesh në një familje me një fëmijë autik mund të jetë e vështirë, por pjesa më e madhe e familjeve, përpiqen ta kalojnë këtë sfidë. E rëndësishme është që fëmijët, vëllai ose motra, të kuptojnë sa më shpejt problemet që kanë lindur dhe të zbulojnë se dashuria, durimi dhe sensi i humorit, janë aftësi jetësore të qenësishme, të cilat do t’u hyjnë atyre në punë gjatë gjithë jetës.

Ky libër tregon për një djalë, vëllai i të cilit, Beni, është me autizëm. Kur ai vihet në vështirësi nga sjelljet e tij në sy të shokëve të klasës, i kërkon mësueses t’u flasë atyre për autizmin. Me ndihmën e mësueses fëmijët mësuan se shumë njerëz me këtë sëmundje kanë zhvilluar aftësitë e tyre të veçanta, duke u ndjerë të vlefshëm e të vlerësuar.

Le të flasim hapur, ALBAS është gjithmonë pranë jush!

1,928 Lexime
8 vjet më parë