Libra për fëmijë

Një familje e paparë!

Seria e librave “Një familje e paparë” është një zgjedhje e zgjuar për fëmijët e moshës mbi 8 vjeç. Situata dhe ngjarje të prekshme nga të cilat fëmijët mund të mësojnë shumë.

Ndihmë! Po ndërrojmë shtëpi

Kur mami dhe Pieri u kthyen nga një fundjavë romantike, Lolës dhe Tomit iu komunikuan njëlajm: familja do të transferohej në një shtëpi në periferi të Parisit. Lola filloi të ulërinte: “Kjo është kot e superkot fare!”. As që mund të bëhej fjalë të ndahej nga Alisa, shoqja e saj e ngushtë deri në vdekje…Po kështu edhe Tomi…

Një ditë që filloi ters

Është e çuditshme! Kur dita nis keq, shkon për dreq deri në darkë. Lola kaloi një ditë të tmerrshme. E gjitha kjo, sepse në mëngjes prindërit dolën shumë herët dhe ajo dhe i vëllai Tomi, duhej të merreshin me qenin, përpara se të niseshin në shkollë. Pastaj … tersllëqet ndoqën njëra-tjetrën…

Një e mërkurë e pazakontë

E mërkura është një ditë e rëndësishme për Lolën. Ajo ka kursin e kalërimit me kalin e vogël, Ponin… Asaj i pëlqen shumë kalërimi! E mërkura e Lolës u dreqos… fillimisht zënka e mamit me marangozin, që e kishte punuar shumë keq paretin, më pas telefonata nga spitali për Tomin kishte përfunduar në urgjencë…

Kur të zënë me presh në dorë

“Kush vjedh një gjilpërë, vjedh një ka të tërë”… Lola e di mirë këtë. Gjyshi ia ka përsëritur 100 herë. Megjithatë, ajo mori sheqerka në dyqanin e zotit Martino. Disa ditë më vonë, vëllai i saj, Tomi vodhi dy DVD. Kuptohet që, kur e morën vesh prindërit … mirëserdhët telashe!

Bebja… jo ndonjë gjë e madhe

Lola ishte shumë e gëzuar që po përgatiste festën e ditëlindjes së mamit. Vetëm se Romana, motra e vogël, vendosi të vinte në jetë tamam këtë ditë. Të gjitha planet u përmbysën dhe Lola u zemërua shumë me këtë bebe që i prishi ditën dhe “i mori mamin”...

O zot çfarë nate

Gjithçka ndodhi, sepse dadoja e Lolës nuk mund të vinte atë natë... dhe Tomi, vëllai i madh që duhej të kujdesej për të, donte të shkonte patjetër në një festë te një shok dhe i gënjeu prindërit, duke marrë edhe Lolën me vete...

Një e diel koti

Është e diel. Familja e Lolës është e ftuar për vizitë te halla jo e vërtetë. Të shkosh për të ngrënë një byrek tradicional, nuk është ndonjë argëtim i madh, sidomos kur nuk ke dëshirë. Të gjithë janë të acaruar... Kjo ishte një e diel koti.

Shumë zhurmë për asgjë!

Ka shumë njerëz që shkojnë në mal për sportet e dimrit, por ka edhe të tjerë, si Lola, që do të donin të rrinin në të ngrohtë nën batanije. Aq më tepër kur përfundoi në spital, sepse të gjithë kujtuan se theu këmbën. Por Lolës thjesht i ishte spërdredhur çorapi te pulpa...

Sa e vështirë të jesh vetëm!

Lola do t’i kalonte pushimet  e prillit te babi, mirëpo ai niset në një udhëtim pune në fund të botës. Rezultati: ajo përfundon te gjyshja duke ngrënë peshk çdo vakt, që i vjen në majë të hundës. Mirëpo, kur kthehet në shtëpi, mami i saj ishte nisur për një konferencë super të rëndësishme, babai i saj jo i vërtetë nuk “e pret” dhe aq mirë dhe ... U mbush kupa! Lola nuk duron më dhe planifikon një ...arratisje.

Çfarë tmerri!

Tomi ka një detyrë të veçantë: ai duhet të kujdeset për Lolën dhe Zhaden, vajzën e vogël të kushërirës së mamit. Ai i premton mamit për këtë. Por në shtëpi vjen Mediu, shoku i ngushtë i tij, që harron të mbyllë derën e shtëpisë. Ç’katastrofë! Zhada picirruke del jashtë vetëm me Kroketën. Qeni dhe vajza e vogël shëtitin nërrugë, në mes të trafikut... Si mendoni se reagon mami?!

Dashuria është e bukur!

Lola është shumë e gëzuar: ajo o të shkojë në një dasmë. Por, më e bukura ... ajo do të jetë shoqëruesja e nuses. Natyrisht, ka veshur një fustan princeshe dhe i ka bërë flokët me rrica, ashtu siç ka ëndërruar gjithmonë. Eh, në të vërtetë, dasmat janë super argëtuese! Dhe, sidomos, kur shoqëruesi tjetër i nuses është një djalë me emrin Antuan. Lola kupton se ai e bën të ndihet shumë, shumë mirë! Atëherë, ajo pyet veten: Kjo është dashuria?!

Një histori me qen

Lola i adhuron pushimet te gjyshi! Për më tepër që këtë herë me të është Tomi dhe shoku i tij, Mediu, madje edhe Kroketa. Asaj i pëlqen shumë të shkojë të fqinjët e gjyshit. Atje është si në panairet e Parisit: ka kafshë të të gjitha llojeve, si: pula, bretkosa, peshq, pata, gjithashtu, edhe lepuj, lepuj të mrekullueshëm... Por, me të gjitha këto që ka fshati, gjithçka mund të ndodhë, madje edhe ndonjë mashtrim që, shpejt, del në dritë.

Si një e rritur

Lola ëndërron të ndihet e rritur: të ketë një celular dhe të dalë vetëm nëpër qytet. Por asaj nuk i lejohen këto. Por ja që një ditë, mami i beson Lolës dhe shoqes së saj një mision: të blejnë panine me çokollatë në furrën e bukës aty pranë. Ajo fluturon nga gëzimidhe është shumë krenare për këtë! Fatkeqësisht, ajo harron kësëhillat e mamit dhe, bashkë me shoqën e saj, Zhanën, mendojnë ta zgjatin pak rrugën për në shtëpi. Dhe... nga kjo aventurë, gëzimi shndërrohet në ... një mësim të mirë.

Babi im është vetëm imi

Lola ndihet si në qiellin e shtatë. Mezi pret të shkojë me pushime, sepse do t’i kalojë ato me babin. Ajo ka kohë që s’e ka parë atë dhe ka shumë gjëra për t’i treguar. Mirëpo, edhe ai ka diçka me rëndësi për t’i thënë. Por pushimet filluan ters zhytja në pishinë nuk shkon siç duhet. Le pastaj ... zhdërvjelltësia e Tomit, vëllait të saj, bën që të gjithë të shohin vetëm atë. Pastaj vjen “ai lajmi i madh i babit”, që e bën Lolën të ndihet edhe më keq... edhe më keq... 

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

8,773 Lexime
6 vjet më parë