“Një jashtëtokësor në familje”
Në këtë roman, që të bën për të qeshur e për të menduar, Bianca Pitzorno tregon kontradiktat dhe paragjykimet, që shoqërojnë edukimin e vajzave dhe të djemve, dhe se sa e vështirë është të zgjedhësh se çfarë do të bëhesh...
Në familjen Olivieri ka ardhur një mik i jashtëzakonshëm: Moja, një fëmijë nga planeti Deneb. Është vajzë apo djalë? Ndërmjet tokësorëve dhe denebianëve ka një ndryshim të vogël: gjinia e fëmijëve nuk zbulohet pa mbushur të njëzetat. Por ky ndryshim i vogël shkakton vështirësi të mëdha. Me sa duket, në tokë, të qenit djalë apo vajzë përcakton çdo aspekt të jetës, që në fëmijëri.
Në këtë roman, që të bën për të qeshur e për të menduar, Bianca Pitzorno tregon kontradiktat dhe paragjykimet, që shoqërojnë edukimin e vajzave dhe të djemve, dhe se sa e vështirë është të zgjedhësh se çfarë do të bëhesh, ndërkohë që të gjithë të thonë se kush je.
Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al
(Portali Shkollor)
ALBAS 25 vjet, një rrugëtim që bashkon hapësirat shqiptare përmes librit dhe dijes
Planet mësimore dhe ditarët e teksteve shkollore të Albas Shqipëri
Nis Festivali i Librit për Fëmijë në Prishtinë, Albas-i sponsor gjeneral me rastin e 25-vjetorit