Libër i ri

"Një minutë urti" nga Anthony de Mello

E gjeni në Panairin e Librit, në stendën e Shtëpisë Botuese Albas, në datat 9-13 nëntor.

Mësuesi i këtyre tregimeve nuk është një person i vetëm. Është një guruhinduist, një roshi xen, një i urtë taoist, një rabi hebre, një murg i krishterë, një mistik sufi. Është Lao Tcu dhe Sokrati, Buda dhe Jezusi, Zarathustra dhe Muhameti. Fshehur në faqet e tij (jo në fjalët e shtypura, as në tregimet, por në frymën e tij, në gjendjen e tij shpirtërore, në atmosferëne tij) gjendet një urti që nuk mund të përcillet në gjuhën njerëzore. Duke lexuar faqet e shkruara dhe duke kërkuar për të hulumtuar fjalët enigmatike të mësuesit, mund të ndodhë të ndesheni pa vetëdije në mësimin e heshtur që fshihet në libër dhe të rizgjoheni… dhe të ndryshoni.


“A ekziston diçka si një minutë urti?”.

“Patjetër”, u përgjigj mësuesi.

“Por një minutë është sigurisht tepër e shkurtër”.

“Dhe pesëdhjetë e nëntë sekonda, shumë e gjatë”.

Pastaj u tha ndjekësve të habitur:

“Sa kohë duhet për të dalluar hënën?”

“Po atëherë pse gjithë këto vite mundi shpirtëror?”

“Për të hapur sytë mund të duhet e gjithë jeta.

Të shikuarit ndodh në një çast”.


Përktheu: Pllumb Gjergji 


Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

2,415 Lexime
6 vjet më parë