Një takim më nxënësit çiklist të Shkodrës

Stafi i Portalit Shkollor ka zbritur në terren për të parë nga afër se si po ecën procesi i digjitalizimit

Stafi i Portalit Shkollor ka zbritur në terren për të parë nga afër se si po ecën procesi i digjitalizimit në klasat e dhjeta, për t’i asistuar mësuesit dhe nxënësit ku ata kanë hasur vështirësi.

Në kuadër të kësaj nisme, ne ishim në Shkodër në shkollën “Jordan Misja”. Sapo hyjmë në oborrin e shkollës shikojmë shumë biçikleta të parkuara. Ky qytet njihet si një ndër qytetet ku përdorimi i biçikletave është kthyer në një traditë të trashëguar në dekada. Nga studimet e deritanishme rezulton biçikleta e parë në kë qytet ka ardhur në vitin 1907 nga konsulli i nderit i Suedisë në Shkodër, që supozohet të jeta edhe biçikleta e parë e hyrë në Shqipëri.

Drejtoresha e shkollës Ardiana Ndreu na informoi se nxënësit të cilët kanë kushtet e domosdoshme në shtëpi i kanë shkarkuar tekstet digjitale dhe mësojnë me to. Ndërsa pjesa tjetër e nxënësve të shkollës punojnë me librin digjital vetëm në shkollë gjatë orës së mësimit.

Mësuesit e kësaj shkolle e kanë përvetësuar këtë risi në arsim dhe shpjegojnë mësimin lehtësisht në klasat digjitale. Mësuesja Jola Shpani na tregon se punon me tekstin digjital në orën e mësimit.

2,629 Lexime
8 vjet më parë