Klubi i librit “Miushi lexues”

Një tjetër e shtunë edukative dhe argëtuese në librarinë Albas nën moton “Merr një libër dhe eja lexoje me ne”

Një libër i përbashkët në bibliotekat tuaja personale, ju ndihmon të bëni shokë të rinj.Me këtë qëllim vazhdojnë të mbahen aktivitetet e klubit të librit “Miushi lexues” në librarinë Albas në Tiranë.Në takimin e radhës fëmijët kaluan kohë cilësore duke ndarë mendime për librin "Një jashtëtokësor në familje".

Të shtunën që lam pas, nga Klubi i leximit “Miushi Lexues”, në librarinë Albas u organizua takimi i radhës me Anën, e cila mirëpret të gjithë fëmijët që e duan librin. 


Kjo risi duket se është pritur mjaft mirë nga dhjetëra lexues të vegjël si nga Tirana ashtu edhe nga qytete të tjera të vendit tonë.



Vet prindërit, të cilët i shoqëruan fëmijët e tyre në librari, u shprehën shumë të kënaqur mbi aktivitetin, pasi të tilla hapësira edukative fatkeqësisht janë të pakta. 



Secili fëmijë lexoi pasazhin e preferuar nga libri "Një jashtëtokësor në familje". 

Fëmijët kishin ardhur të përgatitur duke analizuar personazhet dhe ngjarjet. Kishte dhe nga ata fëmijë që zgjodhën të blinin librin duke përfituar nga karta e anëtarësimit me 10% zbritje për çdo libër të Albas. 

Në fund, ishin vetë fëmijët që zgjodhën titullin për takimin e ardhshëm "Liza në botën e çudirave" nga seria klasikët. 

Ju rikujtojmë se për t’u bërë anëtarë të klubit “Miushi lexues” për fëmijët ju nevojitet të plotësoni të dhënat:  këtu.


Klikoni linkun për të rinjtë këtu dhe plotësoni të dhënat tuaja për t’u bërë pjesë e këtij projekti kulturor dhe argëtues. 


Ju mirëpresim në mjediset e librarisë “Albas” në Tiranë! 




© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,044 Lexime
1 vit më parë