Verë dhe libra

Panairi Veror i Librit në Palasë nga Green Coast dhe Albas, 10 - 13 gusht

Për të dytin vit radhazi Panairi Veror i Librit vjen në Lungomaren e Green Coast në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas. Një listë e pasur me tituj për të gjitha moshat dhe shumë oferta do të shoqërojnë katër ditët e tij, 10 deri më 13 gusht. Pushoni dhe lexoni!

Qiell, diell, det, dhe libra! Në ditët tuaja të pushimit pranë bregdetit të Palasës do të keni mundësi të njiheni dhe të bëni tuajt një larmishëmëri librash. Për të dytin vit radhazi Panairi Veror i Librit vjen në Lungomaren e Green Coast në një bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas. 


Një listë e pasur me tituj për të gjitha moshat dhe shumë oferta do të shoqërojnë katër ditët e këtij panairi të veçantë, nga data  10 deri më 13 gusht, nga mëngjesi deri në mbrëmje. 


Të gjithë dashamirësit e librit do të gjejnë veten, ku mund të zgjedhin mes një game të gjerë botimesh dhe autorësh, shqiptarë dhe të huaj; libra në shqip dhe në anglisht, artistikë dhe jo artistikë, jo vetëm të librarisë Albas por edhe të shtëpive të tjera botuese. 


Gjithashtu për më të vegjlit tuaj në këtë stendë verore për libra nuk do të mungojnë as lodrat e drurit PINO, jo vetëm të bukura, argëtuese, zhvilluese por edhe cilësore. 



Dhe më e rëndësishmja, do të ketë ulje deri në 30% për disa nga titujt, për blerje mbi 5000 lekë  të reja do të ketë dhurata, çanta dhe lodra. Këtij panairi nuk do t'i mungojnë aktivitetet e leximit për fëmijë dhe të rritur.


Deti shijon më shumë me një libër si shoqërues i pushimeve tuaja.

Ju mirëpresim në një eksperiencë me emocione ndryshe që di t’i dhurojë vetëm bota e librit!

Le t’i kalojmë bashkë këto ditë verore!


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

698 Lexime
3 muaj më parë