NJOFTIM

Për maturantët, MSH 2019

Jemi para fazës së aplikimit për programet e studimit në UNIVERSITETET PUBLIKE dhe PRIVATE në Republikën e Shqipërisë.

NJOFTIM PËR MATURANTËT E MSH 2019

Jemi para fazës së aplikimit për programet e studimit në UNIVERSITETET PUBLIKE dhe PRIVATE  në Republikën e Shqipërisë.

Paraprakisht ju do të kryeni këto veprime:

1. Aplikimi do të kryhet nga portali UALBANIA, duke klikuar tek adresa:

https://aplikimi.ualbania.al/login


2. Klikoni te butoni MATURANT.


3. Vendosni  ID e MATURËS dhe NUMRIN PERSONAL (të Kartës së Identitetit).


4. Do të shfaqet faqja me të dhënat tuaja personale.


5. Do të shkoni te seksioni “FATURA” dhe do të klikoni te butoni “SHKARKO” .


6. Do të printoni faturën dhe së bashku me të do të kryeni pagesën në bankë. (Në çdo bankë të nivelit të dytë ose në Postën Shqiptare)


7. Do të paraqitni faturën së bashku me mandatin e pagesës në shkollë.

Vetëm duke kryer këtë procedurë mund të vazhdoni më tej me aplikimin për programet e studimit në IALP.


Punë të mbarë! Suksese!


(Portali Shkollor)

4,444 Lexime
4 vjet më parë