RISIA

Për maturantët video me lexim të komentuar - nga Rita Petro

Albas dhe Portali Shkollor po përgatitin disa video me LEXIM TË KOMENTUAR për veprat e planifikuara në provimin e maturës. Video e mëposhtme është për veprën "Xha Gorioi" të Balzakut. Së shpejti "Ylli i zemrës" i Lasgush Poradecit" dhe në vijim vepra te tjera.

Ky lexim ka për synim t’ju vijë në ndihmë maturantëve për një rishikim të përmbledhur të veprës letrare, i cili merr parasysh renditjen e ngjarjeve, siç është në vepër. 


Leximi i komentuar nuk është as analizë letrare dhe as koment, të cilat janë të përfshira në botime të tjera. 


Shpresojmë, që nëpërmjet kësaj mënyre, të nxitim dëshirën e nxënësit për ta lexuar në mënyrë të drejtuar veprën, duke zbuluar tekstin dhe nëntekstin e saj.     


Rita Petro është specialiste didakte e lëndës së gjuhës e të letërsisë në arsimin parauniversitar (që prej vitit 1985, kur ka nisur të ushtrojë profesionin e saj në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor); bashkautore në 40 tekste shkollore, që përdoren nga nxënësit shqiptarë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Preshevë dhe në Diasporë.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat erezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,645 Lexime
3 vjet më parë