“Na ishte një herë ... libri”

“Protagonistët” lexojnë legjendat shqiptare

Në vijim të aktiviteteve të projektit “Na ishte një herë ... libri” nxënësit e shkollës “Protagonistët” u mblodhën në Parkun Rinia për të lexuar së bashku “Legjenda dhe vende shqiptare”.

Shtëpia Botuese Albas, Ministria e Kulturës  dhe Bashkia e Tiranës  ju ftojnë të mblidheni së bashku në natyrë për të lexuar. Libri është miku më i mirë i të gjithëve prandaj dhe kjo ftesë është mirëpritur nga nxënësit e shkollës Protagonistët.


Në vijim të aktiviteteve të projektit “Na ishte një herë ... libri” nxënësit e shkollës “Protagonistët” u mblodhën në Parkun Rinia për të lexuar së bashku “Legjenda dhe vende shqiptare”. 

Qëllimi i aktiviteteve të organizuara është kthimi i vëmendjes së fëmijëve tek libri dhe leximi. Nxënësit ftohen të mblidhen së bashku, të lexojnë pjesë nga librat e zgjedhur, t’i komentojnë dhe të kuptojnë se sa i rëndësishëm është libri. 


Legjendat janë rrëfime fantastike, të cilat kalojnë gojë më gojë dhe ndryshojnë sipas këndvështrimit të atij që tregon. Por thelbi poetik i tyre mbetet i njëjtë. Nxënësit e shkollës “Protagonistët” dëgjuan legjendat e shkëputura nga libri “Legjenda dhe vende shqiptare”, botim i Albas-it, dhe panë fotot ilustruese të realizuara nga fotografi Felix Bilani.

“Legjenda dhe vende shqiptare”

Fantastikja e legjendave që vjen përmes ilustrimeve origjinale ndërthuret me historinë e lashtë të disa vendeve shqiptare, si dhe me pamjen që kanë këto vende sot. Nëpërmjet një guide të ngjashme me guidat turistike, personazhi i librit, fotografi, ka sjellë pamje të mrekullueshme që lidhen me natyrën dhe vendet plot trashëgimi kulturore. Autorët i kanë sjellë legjendat nëpërmjet rrëfimit të moderuar dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijëve. Ky libër synon të nxitë te fëmijët ndjenjën estetike ndaj së bukurës si edhe dashurinë për të shkuarën dhe për të tashmen e vendlindjes së tyre. 


(Portali Shkollor)

2,875 Lexime
6 vjet më parë