QTA trajnim më 14-15 nëntor për modulin me kredite " Mësimdhënia e personalizuar dhe neuroshkenca e të nxënit"
Qendra e Trajnimeve ALBAS organizon më 14-15 nëntor trajnimin online me 8 kredite “Mësimdhënia e personalizuar dhe neuroshkenca e të nxënit”. Një mundësi për mësuesit dhe profesionistët e arsimit për të njohur qasje bashkëkohore dhe strategji të bazuara në evidenca shkencore. Regjistrimet janë të hapura!
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve ALBAS do të zhvillojë më date 14 dhe 15 nëntor trajnimin me temë “Mësimdhënia e personalizuar dhe neuroshkenca e të nxënit”, i cili synon të ndihmojë mësuesit në kuptimin e nevojave individuale të nxënësve dhe në zbatimin e strategjive bashkëkohore për një mësimdhënie më efektive, gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në evidenca shkencore.
Ftojmë të regjistrohen në këtë trajnim:
• Mësues të arsimit të detyruar (fillor dhe të mesëm të ulët) dhe arsimit të mesëm të lartë, për të gjitha lëndët.
• Drejtues të institucioneve arsimore që synojnë të implementojnë qasje personalizuese në shkollë.
• Këshilltarëve psikosocialë dhe specialistëve të Zyrave Vendore të Arsimit (ZVA).
• Edukatorëve të arsimit parashkollor të interesuar në praktikat e bazuara në neuroshkencë.
Informacione mbi trajnimin:
• Moduli përmban 8 kredite, të barasvlershme me 8 orë trajnim.
• Trajnimi zhvillohet online, në platformën Zoom.
• Pagesa: 1 500 lekë të reja.
• Pagesat kryhen nëpërmjet llogarisë bankare të ALBAS.
Për t'u regjistruar, klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/25523
Ju lutemi, kryeni regjistrimin sipas ciklit arsimor ku ushtroni detyrën.
Për më shumë informacion:
Sekretaria: 069 707 0480
E-mail: [email protected]
Ju mirëpresim dhe ju urojmë suksese!
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Qendra e Trajnimeve Albas: Kalendari i trajnimeve me kredite për muajin Maj 2026
Qendra e Trajnimeve Albas: Kalendari i trajnimeve me kredite për muajin Shtator 2026
Qendra e Trajnimeve Albas: Kalendari i trajnimeve me kredite për muajin Tetor 2026