trajnim me kredite

QTA trajnim më 2-3 maj për modulin me kredite "Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e Historisë dhe Gjeografisë"

Qendra e Trajnimeve Albas, do të zhvillojë në datat 2 dhe 3 maj 2026 trajnimin për modulin "Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e Historisë dhe Gjeografisë" . Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera.

           

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datat 2-3 Maj 2026 trajnimin për modulin:

 Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e historisë dhe gjeografisë.           

                    

Moduli trajton:

Seanca 1: Përzgjedhja dhe përdorimi i platformave më efektive për të mësuarit në distancë.

Seanca 2: Përdorimi i këtyre platformave. 

Seanca 3: Përgatitja e mësuesit për mësimdhënien në distancë.

Seanca 4: Teknikat për të nxitur mendimin kritik dhe krijues në mësimin në distancë.

Seanca 5: Zhvillimi i orëve model në mësimin në distancë.

Seanca 6: Vlerësimi i nxënësit në mësimin në distancë.


Rezultatet e pritshme

Pjesëmarrësi në përfundim të trajnimit:

  • zotëron njohuri mbi mësimin në distancë lloje të pltformave që përdorimin; 
  • kupton rolin, që luan secila platformë në zhvillimin e mësimit në distancë;
  • kupton rëndësinë e metodologjive dhe teknikave që përdoren për relizimin e mësimit;
  • zhvillon strategji për të nxitur mendimin kritik dhe krijues tek nxënësi;
  • zhvillon aftësi për të menaxhuar dhe vlerësuar nxënësin në mësimin në distancë.


Trajnimi vjen në mbështetje të mësuesve të rinj të cilët sapo kanë filluar të ushtrojnë profesionin e mësuesit apo edhe për ata të cilët përgatiten për provimin e kualifikimit . 



Përfituesit e këtij trajnimi janë:

  1. Specialistë të ZVAP
  2. Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar
  3. Mësues të AML


Ky trajnim ka 1 kredit i cili konvertohet sipas Udhëzim Nr. 17, Datë 22.07.2024, “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të punonjësve arsimorë”, është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim kliko në linkun e mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/23423


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

70 Lexime
1 orë më parë