trajnim me kredite

QTA trajnim më 9-10 maj për modulin me kredite “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”

Qendra e Trajnimeve Albas, do të zhvillojë në datat 9 dhe 10 maj 2026 trajnimin për moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datat 9-10 Maj 2026 trajnimin për modulin:

 “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”. 


Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit fillor dhe të mësuesve të gjuhës shqipe dhe mësuesit e lëndëve shoqërore në lidhje me aftësitë e të lexuarit, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.


Moduli trajton:

  • Rëndësia e të lexuarit në jetën e individit 
  • Kurrikula dhe të lexuarit
  • Të lexuarit si proces
  • Aftësitë (shkathtësia) e të lexuarit
  • Raporti i të lexuarit me të kuptuarin



 Përfituesit nga trajnimi:

  1. Mësues të arsimit fillor 
  2. Mësues të AMU/AML 
  3. Drejtues shkollash 
  4. Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/23424


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.

 

Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

78 Lexime
1 orë më parë