Raimonda Sino: Kualifikimi i punonjësve arsimorë, dosja e aplikantit, viti shkollor 2025 - 2026

Material orientues mbi kualifikimin e punonjësve arsimorë 2025 - 2026, i përgatitur nga Raimonda Sino, që sqaron kriteret, dosjen, afatet, testimin, orët e hapura, projektet dhe aplikimin përmes portofolit digjital në SMIP, sipas udhëzimeve të ASCAP.

Portali Shkollor publikon këtë material të detajuar informues mbi kualifikimin e punonjësve arsimorë për vitin shkollor 2025-2026, i përgatitur nga Raimonda Sino, koordinatore e sigurimit të cilësisë në arsim, bazuar në udhëzimet zyrtare të ASCAP dhe në trajnimet e zhvilluara me mësuesit koordinatorë të sigurimit të cilësisë.


Materiali sjell një pasqyrë të qartë mbi kriteret e pranimit, kategoritë e kualifikimit (mësues i kualifikuar, specialist dhe mjeshtër), dokumentacionin që duhet të përfshijë dosja profesionale, si dhe mënyrën e vlerësimit të kandidatëve përmes testimit të informatizuar, orëve të hapura mësimore dhe projekteve kurrikulare.


Sipas informacioneve të deritanishme dimë se nuk ka ndryshime në kriteret e kualifikimit për këtë vit, por theksohet rëndësia e përgatitjes në kohë të dokumentacionit. Mësuesit që nuk plotësojnë kreditë e nevojshme deri në muajin dhjetor penalizohen, ndërsa dorëzimi i dosjes bëhet deri në shkurt. Në muajt mars-prill zhvillohen orët e hapura dhe projektet, sipas kategorisë përkatëse të kualifikimit.


Aplikimi për kualifikim kryhet nga çdo mësues përmes portofolit digjital në sistemin SMIP.


Ky publikim synon të mbështesë mësuesit në një proces të rëndësishëm profesional, duke i orientuar hap pas hapi drejt përmbushjes së kritereve dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies.


Më poshtë gjeni materialin e detajuar në formatin PDF.


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

1,887 Lexime
4 orë më parë