Raimonda Sino: Paketa e Plotë për Ekipin Lëndor, Dosja Vjetore dhe Procesverbali Nr. 1 (Viti Shkollor 2026-2027)

Për t'i ardhur në ndihmë mësuesve dhe drejtuesve të ekipeve lëndore në organizimin e punës që në nisje të vitit shkollor, po ndajmë paketën e plotë të dokumentacionit, e cila përfshin Dosjen e Kryetarit të Ekipit Lëndor dhe Procesverbalin Nr. 1 të Arsimit Fillor.

Materiali u përgatit nga Raimonda Sino, koordinatore e cilësisë.


1. Dosja e Kryetarit të Ekipit Lëndor 2026–2027


Një udhëzues i plotë administrativ dhe pedagogjik që mbledh dokumentet provuese për zbatimin e detyrave. Ajo përmban:


Kuadrin ligjor të përditësuar: Përfshin Rregulloren e re, Urdhrin nr. 420/2025, Udhëzimin e përbashkët nr. 15/2026 për SMIP-in dhe portofolin digjital, si dhe Udhëzimin nr. 16/2026 për uljen e normës mësimore të kryetarit me 2 orë.


Kalendarin vjetor të punës: Me 2 tema kryesore në muaj (të unifikuara dhe specifike për lëndën).


13 Formularë model: Duke nisur nga përbërja e ekipit, pyetësorët e nevojave, procesverbalet mujore, pasqyrat e verifikimit të planeve lëndore (të ndara sipas Urdhrit nr. 554 dhe nr. 203), planet e vëzhgimit, e deri te raportet analitike e tryeza finale e cilësisë.


2. Procesverbali Nr. 1 – Arsimi Fillor (Klasat I–V)


Modeli i strukturuar për takimin e parë 45-minutësh të Ekipit Lëndor të Arsimit Fillor, i orientuar drejt zbatimit të kurrikulës me kompetenca. Ai organizohet në 5 faza kryesore:  


  • Hyrja dhe pritshmëritë (5 min).  
  • Identifikimi i nevojave (10 min) përmes pyetësorit individual.  
  • Puna në grupe (10 min) për sistemimin e sfidave në planifikim, diferencim, vlerësim dhe TIK.  
  • Përcaktimi i prioriteteve (12 min) me përzgjedhjen e temave kryesore.  
  • Përmbyllja dhe hapat vijues (8 min) për caktimin e veprimtarive praktike.


Materiali vjen i shoqëruar me pyetësorin me 5 pyetje për mësuesit, fletën e punës për grupet dhe listën e kontrollit për dokumentimin zyrtar.  


Të gjitha materialet janë të gatshme për t'u shkarkuar, plotësuar dhe përshtatur sipas specifikave të çdo shkolle.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

77 Lexime
16 minuta më parë