QTPA

Regjistrime të hapura për trajnime me kredite në Qendrën e Trajnimeve dhe Projekteve Albas

Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas” e akredituar nga MASR, ofron trajnime me kredite për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar, përfshirë edhe mësuesit e parashkollorit.

Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas” e akredituar nga MASR, ofron trajnime me kredite për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar përfshirë edhe mësuesit e parashkollorit në modulet:


⁃ "Mësimdhënia në kurrikulat e reja" 

⁃ "Menaxhimi i klasës" 

- "Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës"



Moduli “Menaxhimi i klasës” synon:


- Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj. 

- Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandara: menaxhim dhe mësimdhënie 

- Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës. 

- Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës 

- Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës 

- Të perceptohen dhe realizohen platforma personanale të menaxhimit të klasës. 

- Të informojë mbi koncepte te etikës në institucionin arsimor.



Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:


• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca. 

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca. 

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit 

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme. 

• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme. - Vlerësimi dhe llojet e tij mbeshtetur në kurrikulën e re.



Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” me trajniere Denata Toçe trajton këto çështje:


• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë. 

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Çdo modul ka 1 kredit. Qendra e trajnimeve Albas ka një eskperiencë të gjerë në zhvillimin e trajnimeve cilësore në të gjithë Shqipërinë.



Trajnimet e rradhës jane planifikuar në datat e muajit Tetor: 


17.10.2020- Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës 

24.10.2020 - Menaxhimi i klasës 

31.10.2020 - Mësimdhënia në kurrikulat e reja



Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected].

Ju falenderojme per interesin qe tregoni!



© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,259 Lexime
3 vjet më parë