Regjistrime

Regjistrimet në universitete, nisin regjistrimet në IAL për raundin e dytë

Prej ditës së nesërme, të gjithë maturantët të cilët rezultojnë fitues me raundin e dytë, do kenë mundësinë të regjistrohen në IAL, sipas degëve përkatëse. Duke pasuar më pas edhe me fazën e tretë.

Të gjithë kandidatët për student të cilët nuk kishin fituar ende një program studimi, ose ishin klasifikuar si fitues, por janë çregjistruar pasi synoni për një degë tjetër studimi, u është dhënë mundësia për në fazën e dytë të aplikojnë, dhe të mund të regjistrohen prej ditës së nesërme pranë universiteteve përkatëse.


Prej ditës së nesërme deri në datën 9 tetor, do të kenë mundësi të regjistrohen pranë universiteteve, sipas degëve fituese përkatëse. 

Pas mbylljes se raundit të parë të pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë rezultojnë ende kuota të lira, gjë kjo e cila i dha mundësi shumë studentëve të aplikojnë për në raundin e dytë.


Mbas publikimit të listës me emrat fitues ditën e djeshme, prej  nesër fillon edhe regjistrimi në IAL.

Pas raundit të dytë kandidatët për student do të kenë mundësi të garojnë edhe në një raund të tretë për të plotësuar kuotat e lira në universitetet të ndryshme të vendit.


Përgatiti: Marina Kërçeli

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

792 Lexime
1 vit më parë