Rita Petro rrëmben çmimin Kombëtar “Lumo Skëndo”
Në një aktivitet të organizuar me rastin e 95-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare kryeministri Rama, ministrja e Kulturës Kumbaro dhe drejtoresha e këtij institucioni vlerësuan autorët e letërsisë shqipe.
Çmimi Kombëtar “Lumo Skëndo” shkoi për botimin me poema “Vrima” të shkrimtares Rita Petro. Në motivimin e vlerësimit, ministrja Mirela Kumbaro nënvizoi: “Botim elegant që harmonizon konceptualen e imazhit dhe artin e poezisë me provokimin estetik duke pasuruar shijen bibliografike të leximit.”
Trofeu iu dorëzua shkrimtares Rita Petro nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Në aktivitet u bë me dije se në 2014-ën janë investuar nga buxheti i shtetit plot 300 mijë euro për të bërë një investim për pajisje të specializuara për dixhitalizimin e librave të Bibliotekës Kombëtare dhe në një vit falë këtij investimi, është 10-fishuar sasia e faqeve të dixhitalizuara në këtë bibliotekë.
Janë siguruar të gjitha financimet dhe së shpejti përfundon projekti i integrimit të hapësirave pas 25 vjet ndarje të godinës për veprimtari tregtare në dëm të Bibliotekës Kombëtare. Transformimi i hapësirës së riintegruar të Bibliotekës në një mjedis ku të gjitha funksionet, tradicionale dhe të reja që vijnë nga procesi i transformimit teknologjik, do të mbështeten financiarisht nga qeveria bazuar mbi projektin inovativ që po behet me mbështetjen e Bashkimit Europian.
Shqipëria ka një rrjet të trashëguar relativisht të gjerë të bibliotekave publike, por fatkeqësisht është një rrjet i amortizuar sepse në 25 vjet nuk është bërë asgjë.
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
Si ndikon seria “Sjelljet më të mira” te fëmijët
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve