FOLJA RRAH

RRAH apo RREH nxënësin?

Në një artikull të portalit "Insajderi", lexova titullin: “POLICI I SIGURISË RRAH NXËNËSIN NË SHBA”. Po atë folje të vetës së parë e ngatërrojnë me vetën e tretë të kohës së tashme, të kryer të thjeshtë e të ardhme të mënyrës dëftore.

Profesionistët e fushave të ndryshme e në veçanti gazetarët e rinj po e përdorin gabimisht foljen "rrah". 

Po atë folje të vetës së parë e ngatërrojnë me vetën e tretë të kohës së tashme, të kryer të thjeshtë e të ardhme të mënyrës dëftore. Për ta dhe jo vetëm, problem i theksuar paraqitet edhe e tashmja e lidhores. 


Në titujt e portaleve në gjuhën shqipe, mund të lexoni shpesh tituj në të cilët folja "rrah" përdoret gabimisht. 

Në një artikull të portalit "Insajderi", lexova titullin: POLICI I SIGURISË RRAH NXËNËSIN NË SHBA. 

Folja "rrah" në titull nuk është përdorur drejt. Në bazë të titullit vihet re se polici ka rrahur nxënësin (pra, ai), prandaj ka qenë dashur të shkruhet "rreh" dhe jo "rrah": POLICI I SIGURISË RREH NXËNËSIN NË SHBA

                                                      Përdorimi i drejtë i foljes "rrah"


MËNYRA DËFTORE (ZGJEDHIMI VEPROR)


E tashme


Unë rrah

Ti rreh

Ai, ajo rreh

Ne rrahim

Ju rrihni

Ata, ato rrahin



E tashme e caktuar


Unë jam duke rrahur

Ti je duke rrahur

Ai, ajo është duke rrahur

Ne jemi duke rrahur

Ju jeni duke rrahur

Ata, ato janë duke rrahur



E kryer e thjeshtë (aorist)


Unë rraha

Ti rrahe

Ai, ajo rrahu

Ne rrahëm

Ju rrahët

Ata, ato rrahën



E ardhme


Unë do të rrah

Ti do të rrahësh

Ai, ajo do të rrahë

Ne do të rrahim

Ju do të rrihni

Ata, ato do të rrahin



E ardhme II


Unë kam për të rrahur

Ti ke për të rrahur

Ai, ajo ka për të rrahur

Ne kemi për të rrahur

Ju keni për të rrahur

Ata, ato kanë për të rrahur


MËNYRA LIDHORE (ZGJEDHIMI VEPROR)


E tashme


Unë të rrah

Ti të rrahësh

Ai, ajo të rrahë

Ne të rrahim

Ju të rrihni

Ata, ato të rrahin


MËNYRA DËFTORE (ZGJEDHIMI JOVEPROR)


E tashme


Unë rrihem

Ti rrihesh

Ai, ajo rrihet

Ne rrihemi

Ju rriheni

Ata, ato rrihen



E tashme e caktuar


Unë jam duke u rrahur

Ti je duke u rrahur

Ai, ajo është duke u rrahur

Ne jemi duke u rrahur

Ju jeni duke u rrahur

Ata, ato janë duke u rrahur



E kryer e thjeshtë (aorist)


Unë u rraha

Ti u rrahe

Ai, ajo u rrah 

Ne u rrahëm

Ju u rrahët

Ata, ato u rrahën



E ardhme


Unë do të rrihem

Ti do të rrihesh

Ai, ajo do të rrihet

Ne do të rrihemi

Ju do të rriheni

Ata, ato do të rrihen



E ardhme II


Unë kam për t'u rrahur

Ti ke për t'u rrahur

Ai, ajo ka për t'u rrahur

Ne kemi për t'u rrahur

Ju keni për t'u rrahur

Ata, ato kanë për t'u rrahur



MËNYRA LIDHORE (ZGJEDHIMI JOVEPROR)


E tashme 


Unë të rrihem

Ti të rrihesh

Ai, ajo të rrihet

Ne të rrihemi

Ju të rriheni

Ata, ato të rrihen




Përgatiti,

MA. Mentor Hajrizi



(Portali Shkollor) 

781 Lexime
5 muaj më parë