Libër për ngritjen shpirtërore

“Rruga në të cilën rrallë shkohet”, Scott Peck

Albas sjell librin psikologjik “Rruga në të cilën rrallë shkohet”, Scott Peck. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë, veçanërisht kur gjendemi në udhëkryq.

"Jeta është e rëndë. Kjo është një e vërtetë e madhe. Një e vërtetë nga më të vërtetat."


Kështu e nis librin "Rruga në të cilën rrallë shkohet" psikanalisti Skot Pek. Vetë titulli i librit është sa sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtet shkohet shumë rrallë, por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë, veçanërisht kur gjendemi në udhëkryq.


Për Skot Pekun, kur i shmangemi vuajtjes së vërtetë që të çon në ballafaqim me problemet, ne njëkohësisht i shmangemi zhvillimit tonë mendor, i cili të çon në zgjidhjen e problemit.


Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

5,773 Lexime
6 vjet më parë