“Na ishte një herë ... libri”

“Sa e vështirë të jesh vetëm!”

Në zemër të natyrës, pranë Liqenit Artificial fëmijë të të gjitha grupmoshave lexuan libra të ndryshëm, me tematika të larmishëm, të shkruara bukur dhe të ilustruar nga dizenjuesit Shtëpisë Botuese Albas.

Miqtë e vegjël të librit janë mbledhur te “LibrAria” për të lexuar botimet për fëmijë të Shtëpisë Botuese Albas. Në zemër të natyrës, pranë Liqenit Artificial fëmijë të të gjitha grupmoshave lexuan libra të ndryshëm, me tematika të larmishëm, të shkruara bukur dhe të ilustruar nga dizenjuesit tanë. 

Seria "Një familje e paparë" është e përshtatshme për fëmijët e moshës mbi 8 vjeç. Në këto libra trajtohen tematika të ndryshme të cilat i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë situatat në të cilat ndodhet familja e tyre, si psh.: “Ndihmë! Po ndërrojmë shtëpi”, “Bebja... Jo ndonjë gjë e madhe”, “Babai im është vetëm i imi”, “Sa e vështirë të jesh vetëm!”, “Kur të zënë me presh në dorë” etj.

Në këtë takim, fëmijët zgjodhën të lexojnë “Sa e vështirë të jesh vetëm!” e cila është pjesë e serisë “Një familje e paparë” dhe është një temë e trajtuar bukur e cila u tregon fëmijëve se pushimet jo gjithmonë janë ashtu siç ata i ëndërrojnë gjatë gjithë vitit. Por çfarë ndodh në këtë seri?

Lola do t’i kalonte pushimet  e prillit te babi, mirëpo ai niset në një udhëtim pune në fund të botës. Rezultati: ajo përfundon te gjyshja duke ngrënë peshk çdo vakt, që i vjen në majë të hundës. Mirëpo, kur kthehet në shtëpi, mami i saj ishte nisur për një konferencë super të rëndësishme, babai i saj jo i vërtetë nuk “e pret” dhe aq mirë dhe ... U mbush kupa! Lola nuk duron më dhe planifikon një ...arratisje.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Na ishte një herë ... libri” qëllimi i të cilit është kthimi i vëmendjes së fëmijëve tek libri dhe leximi. Nxënësit ftohen të mblidhen së bashku, të lexojnë pjesë nga librat e zgjedhur, t’i komentojnë dhe të kuptojnë se sa i rëndësishëm është libri. Ky projekt u bë i mundur falë bashkëpunimit të Shtëpisë Botuese Albas, Ministrisë së Kulturës dhe Bibliotekën "LibrAria".

(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

2,284 Lexime
6 vjet më parë