Libra për fëmijë

Seria "Sjelljet më të mira"

Tekste të thjeshta me ilustrime të këndshme dhe plot ngjyra i drejtojnë fëmijët te veprimtaritë paqësore dhe sjelljet e mira. Fëmijët gjithmonë dëshirojnë të dinë çfarë duhet të presin ose çfarë do të ndodhë në situata të ndryshme

Bebushi erdhi në shtëpi

Lindja e një fëmije mbetet një ngjarje e madhe për çdo familje. Ky libër përshkruan etapat e para dhe përvojat e reja të një vogëlushi ose vogëlusheje përgjatë ardhjes dhe rritjes së bebes në shtëpinë e tij /e saj. Libri synon, gjithashtu, të tregojë se ç’ndodh ndërsa bebja rritet dhe nis të zbulojë botën përreth. Në fund të librit do të gjeni dhe disa vargje argëtuese për të vegjlit, si dhe një udhëzim për të rriturit.

Dita ime e parë e shkollës

Fillimi i vitit të ri shkollor është një etapë që mund të shqetësojë shumë fëmijë, vajza e djem, veçanërisht ata që shkojnë për herë të parë në shkollë. Ky libër, përmes përshkrimit të situatave të këndshme e argëtuese, synon që t’u heqë fëmijëve shqetësimin për ditën e parë të shkollës, duke i inkurajuar ata për këtë ditë të veçantë të jetës së tij. Në fund të librit ka disa aktivitete për vajza e djem, si dhe një udhëzues për të rriturit.

Unë kujdesem për gjërat e mia

Personazhi kryesor është mësuar t’i hedhë gjërat sa andej andej-këtej. Por një natë, kur ikën dritat, ai i kërkoi më kot lodrat që donte në errësirën e dhomës dhe nuk gjeti asgjë. Atëherë vogëlushi zbuloi se sa e rëndësishme është të kujdesesh për gjërat e tua. Kjo do të thotë që ato duhet t’i sistemosh dhe t’i riparosh vazhdimisht, në mënyrë që të rrojnë sa më gjatë. Siç kujdesemi për dhomën apo për shtëpinë tonë, ashtu duhet të kujdesemi edhe për mjedisin, planetin, për bimët, lulet dhe kafshët, veten dhe të tjerët.

Mos u zemëro

Nëpërmjet fjalëve të thjeshta dhe ilustrimeve të bukura plot me ngjyra, ky libër synon t’u mësojë fëmijëve të dallojnë sjelljet e mira dhe sjelljet jo të mira e të zgjedhin çdo ditë në këtë dyshe sjelljeje, atë që është më paqësorja.

Me ndihmën e këtij libri, ata do të kuptojnë se dhuna nuk është asnjëherë gjë e mirë dhe që me duart, këmbët dhe buzët e tyre, ata mund të bëjnë gjëra shumë herë më të mira se sa të gjuajnë me shkelma apo të shajnë. Madje dikush është i aftë edhe të arsyetojë e t’i vërë fre zemërimit dhe inatit të tij. Ky libër ndihmon në mënyrë shumë natyrale më të vegjlit se duhet të jenë të aftë që të kërkojnë falje, kur i bëjnë keq dikujt tjetër.

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

3,388 Lexime
6 vjet më parë