Panairi i Librit Po Afron

Serisë “Një familje e paparë” i shtohen 4 tituj të rinj

Të gjithë pjesëtarët e kësaj familjeje, ashtu si çdonjërin prej nesh, na bën “të paparë” mënyra se si mendojmë dhe si e zgjidhim problemet që ndeshim në jetën tonë të përditshme. Kjo seri për fëmijë mbi 8 vjeç, trajton problematika aktuale të fëmijëve.

Për të pasionuarit e serisë “Një familje e paparë” së shpejti dalin nga shtypi edhe 4 tregime të reja, me histori mjaft të këndshme dhe plot humor nga jeta e përditshme. Kjo seri mjaft e këndshme për fëmijë mbi 8 vjeç, trajton problematika aktuale të fëmijëve dhe familjeve të tyre. E gjitha kjo vjen me një gjuhë mjaft të këndshme dhe me plot humor. Janë histori të vërteta, që na ndodhin të gjithëve në familjet tona, por të para nga këndvështrimi i një vajze 8-vjeçare, që quhet Lola. Të gjithë pjesëtarët e kësaj familjeje, ashtu si çdonjërin prej nesh, na bën “të paparë” mënyra se si mendojmë dhe si e zgjidhim problemet që ndeshim në jetën tonë të përditshme. Katër titujt e rinj që i shtohen serisë janë:


1. Pieri ndërron profesion 

2. Futbolli nuk është vetëm për djemtë

3. Në shtëpinë e Zhanës është tmerr

4. Ema e ka mendjen veç të hajë 


Kompletojeni serinë e “Familjes së paparë” në bibliotekën tuaj me 4 titujt e rinj që i shtohen kësaj serie!


Lexim të këndshëm!

1. Pieri ndërron profesion 

Papunësia u fut frikën si të rriturve, ashtu edhe fëmijëve. Kompaninë e Pierit, babait jo të vërtetë të Lolës, do ta blejë një kompani tjetër dhe ai do të mbetet pa punë. Lola është shumë e shqetësuar dhe e pyet veten se pse pikërisht Pieri duhet të mbetet i papunë. Një ditë Pieri i njoftoi se do të rikthehet në shkollë, sepse dëshiron të ndryshojë profesion... Dhe profesioni i tij i ri në fillim nuk i pëlqen aspak Lolës dhe Tomit!

2. Futbolli nuk është vetëm për djemtë

Në të vërtetë, jo vetëm djemtë dinë të luajnë futboll, por edhe vajzat janë sulmuese të mira dhe dinë ta mbrojnë portën. Dhe për këtë bindesh plotësisht, po të shohësh Kapuçinën me topin ndër këmbë. Sa i përket Lolës, këtu çështja është pak më e komplikuar, por ajo është gati të bëjë gjithçka për të shënuar një gol kundër djemve!

3. Në shtëpinë e Zhanës është tmerr

Lola bashkë me prindërit e saj është ftuar për darkë te shoqja e saj, Zhana. Për fatin e saj të madh, ajo do të qëndrojë edhe për të fjetur tek ajo. Por në shtëpinë e Zhanës fëmijët sillen shumë çuditshëm: nuk i dëgjojnë prindërit e tyre dhe, mbi të gjitha, sillen siç ua do qejfi. Lola habitet shumë dhe imagjinon se çfarë mund të ndodhë në shtëpinë e saj, nëse ajo dhe Tomi sillen kështu...

4. Ema e ka mendjen veç të hajë 

Jo, Ema nuk është si balenë, siç tallen djemtë në pishinë! Madje Lolës ajo i duket si princeshë. Edhe pse ka disa kilogramë më tepër, kjo nuk është një arsye për t’u tallur me të. Ajo është shumë e mërzitur për këtë. Edhe pse familja po e ndihmon shumë, ajo e ka kaq të vështirë të dobësohet. Emës i duket e padrejtë që Mediu ha si ari dhe nuk shëndoshet, kurse ajo...  Por e vërteta është se ne nuk jemi të gjithë të barabartë para ushqimit.


Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

3,603 Lexime
6 vjet më parë