SUKSESI I MËSUESIT

Sfidat e një mësimdhënësi

Shpend Rrukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell për Portalin Shkollor, të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që i duhen një mësuesi të suksesshëm. Sipas tij, për të qenë një mësues i tillë është një sfidë më vete.

Shpend Rrukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell për Portalin Shkollor, të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që i duhen një mësuesi të suksesshëm. Sipas tij, për të qenë një mësues i tillë është një sfidë më vete. Ndaj këtë shkrim ai dedikon të gjithë mësuesve, por edhe nxënësve.


Për çdo ditë e më tepër po e kuptoj që të mbijetosh si mësues i suksesshëm është një sfidë e vërtetë.


Kjo sfidë kërkon nga ne mësimdhënësit:

• Rifreskim të njohurive lëndore,

• Rifreskim të metodave të punës;

• T`i shohim mundësitë e jo pengesat;

• Të fillohet nga vetja për çdo gjykim të bërë;

• Të zotërojmë aftësinë e bartjes së përgjegjësive dhe të kërkuarit falje, edhe nëse kjo duhet të bëhet ndaj një fëmije;

• Të zotërojmë aftësinë e komunikimit;

• Të zotërojmë aftësinë e fleksibilitet;

• Të kemi dëshirën dhe guximin për ndryshime;

 Të jemi kreativë

• Të kemi një integritet, që nuk lejohet të shkelet nga askush;

• Mbi të gjitha dëshirë të çeliktë të luftojmë me botëkuptimet tona për të arritur të kuptojmë gjeneratat e reja.


Gunn Imsen(2006) në librin “Elevens värld”  që në gjuhën shqipe do të thotë “Bota e nxënësit” shkruan:

“Nëse do ta kuptosh nxënësin do të thotë të konsiderosh atë si një njeri të barabartë edhe përkundër detyrave të veçanta.

Ta kuptosh nxënësin do të thotë të dëgjosh perceptimet e tij, të jesh i ndjeshëm për pritjet e tij dhe ta ndjesh me të shpresën, dëshirën dhe dështimin.

Të kuptosh një nxënës do të thotë ta paramendosh vetën në situatën totale të tij, si në botën e tij të brendshme ashtu edhe në atë që e rrethon.

Të kuptosh nxënësin do të thotë të jesh i gatshëm që të marrësh dhe kontrollosh përgjegjësitë e tua.

Të kuptosh nxënësin do të thotë mos ta vlerësosh atë nga dukja e jashtme, por nga veprimet që bën. Të depërtosh brenda fasadës dhe ta paramendosh vetën duke jetuar edhe në botën e brendshme të atij personi".


Faleminderit rini që po na i hapni sytë të cilët shpesh na mbyllen, ndonjëherë nga lodhja, ndonjëherë nga lëkura e kapakëve të syve që ka humbë elasticitetin- po më së shpeshti nga egoja e tepruar dhe nga mos dëshira për të kuptuar se udhërrëfyesi jeni ju.

Rini bota është e juaj!



(Shpend Rrukiqi; Portali Shkollor)

6,763 Lexime
4 vjet më parë