Nisma

“Shqipëria në një makinë”

“Shqipëria në një makinë” është një nismë e shtëpisë botuese ALBAS, që synon promovimin e turizmit, ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe njohjen e trashëgimisë natyrore përmes lëvizjes, informimit dhe botimeve.

Makina lëvizëse, që shërben si ekspozitor i botimeve me në fokus turizmin dhe mjedisin dhe si infopoint, do të lëvizë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. 

Sot na gjeni në Tiranë, te Pedonalja, për të folur dhe për t’u informuar për Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”. Nesër dhe pasnesër ju presim në Durrës dhe në Golem për Parkun Kombëtar të Qafështamës. 

Motoja jonë është “Turizmi për turizmin dhe mjedisin”,  duke synuar vendosjen e stendës sonë të infopointit në zona me frekuentim të lartë turistik, me qëllim informimin dhe  orientimin e turistëve drejt zonave gjeografikisht të afërta, që kanë të njëjtin potencial tërheqës, po nuk e kanë marrë vëmendjen e merituar.  

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,254 Lexime
1 vit më parë