“Shqipëria në një makinë”, nisma e Albas të premten zhvendoset në Shkodër
Të premten na gjeni në pedonalen e Shkodrës për të folur dhe për t’u informuar mbi vlerat e Parqeve Kombëtare dhe mbrojtjen e mjedisit. Motoja jonë është “Turizmi për turizmin dhe mjedisin”, duke synuar vendosjen e stendës sonë të infopointit në zona me frekuentim të lartë turistik.
“Shqipëria në një makinë” është një nismë e shtëpisë botuese ALBAS, që synon promovimin e turizmit, ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe njohjen e trashëgimisë natyrore përmes lëvizjes, informimit dhe botimeve.
Makina lëvizëse, që shërben si ekspozitor i botimeve me në fokus turizmin dhe mjedisin dhe si infopoint, do të lëvizë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Të premten na gjeni në pedonalen e Shkodrës për të folur dhe për t’u informuar mbi vlerat e Parqeve Kombëtare dhe mbrojtjen e mjedisit.
Fundjavën që lamë pas, makina lëvizëse ishte pranë turistëve dhe vendasve në qytetin e Lezhës dhe në plazhin e Shëngjinit, ku u ishin në fokus librat që trajtojnë rëndësinë e perlave natyrore dhe turistike shqiptare.
Motoja jonë është “Turizmi për turizmin dhe mjedisin”, duke synuar vendosjen e stendës sonë të infopointit në zona me frekuentim të lartë turistik, me qëllim informimin dhe orientimin e turistëve drejt zonave gjeografikisht të afërta, që kanë të njëjtin potencial tërheqës, po nuk e kanë marrë vëmendjen e merituar.
Përgatiti: Xhoana Jaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
“Znj. Osmond”, liria dhe psikologjia femërore në romanin e John Banville, përkthyer nga Granit Zela