Botime të reja në mbështetje të mësimdhënies dhe mësimnxënies

Shtëpia Botuese Albas boton Fletore pune për Matematikën 1, 2 dhe 3 për nxënësit e Arsimit Fillor në Maqedoninë e Veriut

Albas-i ka botuar fletoret e reja të punës për Matematikën 1, 2 dhe 3, të hartuara nga autorja Merita Ajdini sipas konceptit të ri dhe të miratuara nga MASh në Maqedoninë e Veriut.Së shpejti do të publikohen edhe fletoret e punës për klasën 4-5, ndërsa mësuesit shprehin mirënjohje për këto botime cilësore.

Botimet Albas kanë hedhur në treg fletoret më të reja të punës për Matematikën 1, 2 dhe 3, të hartuara nga autorja Merita Ajdini dhe të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut.


Këto botime janë ndërtuar mbi konceptin e ri për arsimin fillor dhe synojnë të lehtësojnë procesin mësimor për mësuesit dhe nxënësit. Struktura e qartë, ushtrimet e përzgjedhura me kujdes dhe përshtatja me moshën e nxënësve i bëjnë këto fletore një ndihmesë të çmuar në klasë.

Në vijim të këtij projekti, nga kërkesat e shumta të mësuesve dhe prindërve, Albas Tetovë ka njoftuar se është në proces të avancuar të përgatitjes së fletoreve të punës edhe për klasën e katërt dhe të pestë, të cilat pritet të publikohen në një afat të shkurtër kohor. Këto botime do të kompletojnë ciklin e ulët të arsimit fillor, duke ofruar një mbështetje të unifikuar dhe të standardizuar për lëndën e matematikës.


Ndërkohë, reagimet e para kanë mbërritur tashmë në adresat e Albas-it në Maqedoninë e Veriut. Disa mësuese, në fillim të këtij viti shkollor, janë shprehur kështu për fletoren e punës së Matematikës:


“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për Shtëpinë Botuese Albas dhe për Merita Ajdinin, autoren e fletores së punës për klasën e tretë. Faleminderit për përkushtimin, krijimtarinë dhe mundin e palodhur që keni vënë në këtë botim, i cili do të sjellë shumë gëzim dhe lehtësi në mësimdhënie dhe mësimnxënie për nxënësit tanë.” 

“Shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për autoren e këtij materiali, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar në mbështetje të procesit mësimor, si dhe për shtëpinë botuese 'Albas' -Tetovë, që e ka bërë të mundur realizimin e këtij botimi me vlerë. Fletorja e punës së  matematikës për klasën e dytë nga autorja Merita Ajdini përfaqëson një material didaktik të përgatitur me profesionalizëm dhe përkushtim të madh. Përmbajtja e saj është konceptuar me kujdes, duke u përshtatur në mënyrë të natyrshme me programin mësimor dhe duke ofruar ushtrime të qarta e praktike, që u mundësojnë nxënësve përvetësimin sa më të mirë të njohurive matematikore”.

Ky vlerësim tregon qartë pritshmëritë pozitive dhe mbështetjen që po marrin botimet e reja të Albas në Maqedoninë e Veriut.


Për më tepër ju mund të kontaktoni në Librari Albas Tetovë në këto adresa: 

Bulevar Ilindenska, nr.105, Tetovë, North Macedonia

+389 72 233 030

[email protected]


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

552 Lexime
1 javë më parë