
Shtyhet data e zgjedhjeve në universitete, Shahini: Duhet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka thënë se data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve do të shtyhet deri në një moment të dytë, kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka dhënë një lajm të rëndësishëm mbi datën e zgjedhjeve për organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).
Ajo shprehet se: “Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve”, ndërsa thekson se “Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës”.
“Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët. #PaktiPërUniversitetin”, - mbyll njoftimin e saj ministrja Shahini.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Arsim profesional apo i lartë? Çfarë qëndron në preferencat e studentëve shqiptarë?
Udhëzimi për procedurat e Aplikimit Universitar 2023
Studentët e Universitetit të Arteve fitojnë paktin me AQSHF për të kryer praktikat