RASTET

Si i ngatërrojmë mbiemrat me ndajfoljet

Sot do të trajtojmë shkurt dhe thjesht si shkruhen disa ndajfolje dhe mbiemrat që vijnë prej tyre. Në fakt, shumë prej nesh gabojmë kur shkruajmë ndajfoljet dhe mbiemrat që vijnë prej tyre.

Sot do të trajtojmë shkurt dhe thjesht si shkruhen disa ndajfolje dhe mbiemrat që vijnë prej tyre. Në fakt, shumë prej nesh gabojmë kur shkruajmë ndajfoljet dhe mbiemrat që vijnë prej tyre. Kështu na ndodh të hasim:


- E pa drejtpërdrejtë.

- U ngjit lartë.

- Ajo qëndronte drejtë.

- Lepuri ishte kaq i shpejt.

- Lajmi ishte i vërtet.

- Kjo gjë nuk ishte kaq e thjesht.

Në të gjitha këto raste ndajfoljet dhe mbiemrat janë shkuar gabim.


Kujdes! Kur këto fjalë janë ndajfolje, (kryesisht mënyre e  vendi) nuk e kanë “ë”-në fundore, si: lart, shpejt, drejt, drejtpërdrejt, vërtet, thjesht etj. Kurse mbiemrat që vijnë prej tyre shkruhen gjithmonë me “ë” fundore: i/e lartë, i/e shpejtë, i/e drejtë; /i/e vërtetë; i/e thjeshtë etj. Për ta dalluar kur është ndajfolje dhe kur mbiemër, përveç veçorive kategorive gramatikore, na ndihmon nyja e mbiemrit. 


Thënë fare thjesht: kur ka nyjën përpara (i, e, të, së) këta mbiemra që vijnë nga këto ndajfolje shkruhen me "ë" fundore. Mirëpo kujdes, disa ndajfolje e kanë vetë në trup “ë”-në fundore, pra dalin me temë më “ë”, si: butë, qartë, thellë etj. Kjo “ë” ruhet edhe te mbiemrat që vijnë prej tyre: butë-i butë, qartë-i qartë, hollë-i hollë, thellë - i thellë etj.


Mbani mend!


1) mbiemrat marrin "ë" fundore                                                      


Ndajfolje Mbiemër
vërtet i vërtetë
lart i lartë
thjesht i thjeshtë
drejtpërdrejt i drejtpërdrejtë
shpejt i shpejtë
drejt i drejtë etj.



2) mbiemrat dalin si ndajfoljet


Ndajfolje Mbiemër
butë i butë
qartë i qartë
hollë i hollë
thellë i thellë
trashë i trashë etj.



(Përgatiti: Sevi Lami Agolli; Portali Shkollor) 


4,540 Lexime
4 muaj më parë