Libër psikologjik

"Tantra", dashuria trup-shpirt

“Bëje dashurinë një krijim, dhe jeta bëhet art”. Kjo ndodh kur seksi transformohet në dashuri, dhe më tej dashuria transformohet në veten tënde më të lartë”.

Për pjesën më të madhe të jetës seksi është një forcë shtytëse për çiftin, thuajse njëlloj si dëshira jonë e thellë për lidhjen me Zotin. Në kulturën tonë, në përgjithësi, këto dy forca nuk shkojnë sëbashku. Kur dy persona takohen, dhe një pasion i zjarrtë ndizet, shpesh mbetet në rrafshin e dëshirës seksuale, por rrallë herë në zonën shpirtërore. Por disa partnerë janë të aftë të zbulojnë se marrëdhënia dashurore mund të gjejë plotësi hyjnore. Tantra moderne, që kombinon seksualitetin me shpirtëroren në një situatë praktike tokësore, mund të bëhet një mjet i përkryer për të ngritur në nivele më të larta, kënaqësitë që rrjedhin nga bashkimi seksual. 


Ne mund të mësojmë njëri-tjetrin, se si ta pasurojmë marrëdhënien tonë me emocione, seksualisht pasionante, dhe shpirtërisht dinamike. Qëllimi është që të motivohen çiftet të veprojnë sëbashku për të arritur diçka të rrallë dhe të bukur në këtë botë: një lidhje të thellë ku ne rritemi sëbashku, madje, deri në moshë të tretë, duke rikrijuar dashurinë, ditë pas ditë dhe vit pas viti. 


Duhen zbuluar katër liritë: të Trupit, Mendjes, Zemrës dhe Shpirtit. Kjo ndodh duke zgjuar shqisat tona: shikimin, dëgjimin, aromën, shijen, dhe ndjesinë e dashurisë. Ta pranosh trupin tënd si një tempull të shenjtë dashurie, si një strehë për shpirtin, dhe të ndihesh rehat brenda tij. 


Qenia jonë nuk ka kufij, këto janë shpikur nga vetë ne. Të ndryshosh mendimin, dhe se si të bëhesh zot përmbi aftësitë dhe fuqitë e tua, duke synuar të arrish çlirimin e plotë. Ti je mendja jote, dhe mendja jote do të thotë liri. Ti vetë mund ta shërosh zemrën e thyer apo të lënduar, se si të gjesh dashnorin që fle brenda teje, si ta duash veten, si ta pranosh atë, dhe ç’është më e rëndësishmja, si ta falësh veten, sepse ti mundesh të jesh dashurues i madh, ti je zemra jote, dhe zemra është kaq e pamatë dhe e lirë. 


Trupi, mendja dhe zemra janë dritaret e shpirtit; shpirti ynë është i aftë të kapërcejë hapësirën dhe kohën; madje e transhendon shkakun dhe efektin; shpirti yt është i plotë dhe i përsosur. Shpirti i përmbledh të gjitha: trupin, mendjen dhe zemrën. Kjo pjesë e Tantra-s të ndihmon që t’i realizosh këto katër liri, dhe t’i përjetosh në realitetin tënd, jo vetëm në marrëdhënien tënde, por në gjithë sferat e jetës.


Katër parimet e Tantrës:


1. Seksi është i mirë. Kjo përfshin kënaqësinë fizike dhe e sheh seksin si forcë morale. Seksi është i mirë, sepse është ajo çka bëjnë njerëzit që e duan njëri-tjetrin. Është një sjellje njerëzore normale dhe e natyrshme. Seksi me pëlqimin e të dy partnerëve është shprehja parësore e dashurisë. 

2. Energjia seksuale dhe energjia shpirtërore janë e njëjta energji. Të dyja energjitë janë shembuj të “energjisë së forcës jetësore”. Nuk ka fjalë për këtë “energji” në gjuhën shqipe, por në kulturën e Indisë Lindore, barasvlerësja e saj është “prana” dhe në kulturën kineze “chi”. 

3. Seksualiteti është udhë e përligjur shpirtërore. Tantra është një formë e jogës. Joga do të thotë bashkim. Joga përfshin bashkimin e seksualitetit dhe shpirtërores. Seksi dhe shpirti nuk janë dy aspekte të ndara nga vetja jonë. Përkundrazi, dashuria shpirtërore është një nga mënyrat më të thjeshta për njerëzit e zakonshëm, që të përjetojnë bashkimin mistik: bashkim me veten, partnerët e tyre dhe me Hyjnoren. 

4. Të gjithë jemi përgjegjës për përmbushjen tonë seksuale, si dhe për rritjen personale dhe shpirtërore. Pavarësisht se çfarë besohet në përgjithësi, nuk është detyra e të dashurit tuaj që t’ju çojë në ekstazë seksuale. Sado i vëmendshëm apo i aftë qoftë ai, nëse nuk e lejoni vetveten t’i hapeni plotësisht kënaqësisë seksuale, nuk do të arrini nivelet e larta të haresë së orgazmës. 


Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

3,833 Lexime
6 vjet më parë