QENDRA E TRAJNIMEVE ALBAS

Tiranë, 14 shtator trajnim me Denata Toçen

Me datën 14 shtator trajnimi zhvillohet në Tiranë në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4, për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, i cili përmban 1 kredit.

Ju informojmë se Qëndra e Trajnimeve Albas zhvillon trajnime me kredite për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.


Me datën 14 shtator trajnimi zhvillohet në Tiranë në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4, për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, i cili përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit. 


Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:


• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.


Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën [email protected]


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit. 


(Portali Shkollor)

7,001 Lexime
5 vjet më parë