
Tiranë, 29 shtator trajnim për mësimdhënien me kurrikulat e reja
Me datën 28-29 shtator trajnimi zhvillohet në Tiranë, në Qendrën e Trajnimeve Albas, adresa: autostrada Tiranë - Durrës, km 4, për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Moduli përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë.
Qëndra e Trajnimeve Albas zhvillon trajnime me kredite në të gjithë vendin për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.
Me datën 28-29 shtator trajnimi zhvillohet në Tiranë, në Qendrën e Trajnimeve Albas, adresa: autostrada Tiranë - Durrës, km 4, për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Moduli përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.
Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:
- Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
- Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
- Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
- Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
- Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ;ose në adresën [email protected]
Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.
(Portali Shkollor)
QTPA: Trajnim më 29 mars për modulin "Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve"
QTA: Trajnim mbështetës për provimin e kualifikimit, 22 shkurt, fusha “Matematikë”
QTA trajnim me kredite më 22 mars: Zbatimi i Kurrikulës në Arsimin Fillor