Trajnim më 25-26 prill, moduli: “Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un"
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 25-26 prill trajnimin për modulin “Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me tik-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës”. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 25-26 Prill 2026 trajnimin për modulin:
Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me tik-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës
Trajner: Dhurata Valera
Moduli synon: rikonceptimin e kurrikulës së matematikës shkollore në vijimësi, sipas shkallëve të klasifikimit standard dhe zbatimit përmes tematikave të saj në të gjithë ciklet e arsimit parauniversitar. mbështetur në strategji e përvoja kombëtare e ndërkombëtare dhe diktuar nga nevoja aktuale për përmirësim.
Moduli trajton:
- Rezultatet e të të nxënit për çdo kompetencë;
- Matematika e rikonceptuar si një veprimtari komplekse e zgjidhjes së problemeve;
- Vlerësimi i nxënësve në këto këndvështrime reflektuese;
- Zgjidhja e problemeve, një proces kompleks dhe ndërveprues në matematikën shkollore;
- Nxënësi si zgjidhës i problemeve;
- Aftësimi i nxënësit për jetën dhe për të nxënë gjatë gjithë jetë;
Përfituesit nga trajnimi:
- Mësues të AF/AMU/AML
- Drejtues shkollash
- Specialistë të ZVA-ve.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën ZOOM.
Për regjistrim linku i mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/23422
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTA trajnim më 9-10 maj për modulin me kredite “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”
QTA trajnim më 2-3 maj për modulin me kredite "Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e Historisë dhe Gjeografisë"
QTPA: trajnim me kredite në datën 18 prill, moduli "Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues"