Shkollat e mesme

Udhëzues për mësuesit kujdestarë mbi parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm

Material në ndihmë të zhvillimit të orëve të kujdestarisë për trajtimin e temave mbi parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm në shkollat e mesme.

Partnerë të MASR-së dhe OJF, të interesuara për mbarëvajtjen e punës në shkolla japin ndihmesën e tyre për një klimë pozitive dhe atmosferë miqësore në shkollë. Edhe komunitetet e shkollave po tregojnë interes të veçantë dhe po bashkëpunojnë përditë e më shumë me mësuesit për një proces mësimor normal dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit arsimor. Rol të veçantë dhe të pazëvendësueshëm në krijimin e një mjedisi të ngrohtë e miqësor në shkollë dhe në parandalimin e sjelljeve të ekstremizmit të dhunshëm luan mësuesi kujdestar i klasës. Tashmë dihen vështirësitë e punës së mësuesit kujdestar, mbi të cilin bie barra e rëndë e kujdesit për një klasë të tërë, me përbërje heterogjene, me individë me formim, prejardhje e karakter të ndryshëm. Mësuesi kujdestar gjen në këtë udhëzues modele të trajtimit të disa temave që lidhen me fëmijët, si dhe me të drejtat dhe problemet e ndryshme që hasin ata në shkollë dhe kudo.


Shënim

Ky udhëzim është shkruar ne vitin 2018 mbi dispozitat e vitit 2013 por vlen edhe për dispozitat e reja.

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

5,767 Lexime
3 vjet më parë