Botimet Albas

“Uni i tij i ndaluar”, Peter Carey

Albas sjell në gjuhën shqip romanin “Uni i tij i ndaluar”, Peter Carey, tër kthyer nga Ukë Buçpapaj. Carey përdor stilin e përroit të ndërgjegjes për të përshkruar paqartësitë e Çesë rreth vetvetes dhe jetës.

Është viti 1972 dhe Çeja, një djalosh shtatë vjeç, jeton me gjyshen në një zonë të izoluar të Nju-Jorkut: pa televizor, pa bashkëmoshatarë, pa gjyshin, i cili është larguar me të dashurën. Natën, kur gjyshja sheh ëndrra dhe flokët e thinjura i përhapen në jastëk si leshterikë, Çeja rri dhe i përgjon frymëmarrjen, i frikësuar se ajo mund të ndërpritet përpara se të vinë ta marrin.


Kush do të vijë ta marrë? Ai pret prindërit, ‒ dy komunistë radikalë që ndiqen nga FBI-ja, ‒ të cilët nuk i ka parë që kur ka qenë foshnje. Çeja e dëshiron vërtet këtë largim dhe shpreson që do ta marrin sa gjyshja është akoma gjallë.


Pastaj, një ditë hapet dera e ashensorit dhe ai sheh një femër, të cilën ai duhet ta kishte thirritur Diala, në vend që ta quante mama. Diala duhej të kujdesej për Çenë gjatë një takimi dyorësh, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç janë planifikuar dhe Diala me Çenë përfundojnë të arratisur në pyjet australiane, në një bashkësi hipiakësh aspak mikpritëse. 


Carey përdor stilin e përroit të ndërgjegjes për të përshkruar paqartësitë e Çesë rreth vetvetes dhe jetës.


Librin mund ta porosisni online duke klikuar këtu


(Portali Shkollor)

565 Lexime
1 vit më parë