Kurrikula me bazë kompetencat. Dokumentet kurrikulare

Ushtrime mbi disa elementë të përmbajtjes së kornizës kurrikulare si dhe dokumenteve kurrikulare që burojnë prej saj

Autori Dr.Bajram Salianji vjen me një material të ri në ndihmë të formimit profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar. Materiali u shërben mësuesve që do t`u nënshtrohen provimeve, prindërve për t`u dhënë ndihmë të kualifikuar fëmijëve, studentëve të mësuesisë dhe trajnerëve të mësuesve.

Sipas autorit Dr. Bajram Salianji, në këtë material jepet një ndihmesë për mësuesit lidhur me njohjen dhe përvetësimin e përmbajtjeve të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë si dhe dokumenteve kurrikulare që burojnë prej saj. Në brendinë e tij, ai përmban kompetencat të cilat synojë të zhvillojnë mësuesit, pasi t`u përgjigjen kërkesave që ka  paraqitur autori në këtë material. Materiali përmban një seri testesh për vetëvlerësim dhe vetëkontroll, mësuesit do të provojnë arritjen e rezultateve nëpërmjet të cilave do të zhvillojnë kompetencat e synuara. Për secilën temë apo modul janë shënuar edhe referencat, që tregojnë burimin e materialeve të përdorura për përpilimin e temave, moduleve dhe testeve përkatës. Kështu mësuesi/ja do të provojë njohuritë e veta mbi përmbajtjet e këtyre materialeve. Ato shërbejnë, sipas autorit si situata të të nxënit për mësuesit/set. 


Dhe më tej, autori Dr. Bajram Salianji shprehet: “Kjo gjetje është në koherencë me thelbin e reformës sonë arsimore. Mënyra paraqitjes së materialit përbën një kontribut të tij  në angazhimin për kërkimin shkencor  në fushën e formimit dhe vetëformimit profesional të mësuesve/eve, si dhe sjell një risi në fushën e pedagogjisë që lidhet me të mësuarit dhe të nxënit të bazuar mbi kompetencat”. 


Sigurisht kjo sjell një rritje të cilësisë së të nxënit të nxënësve nëpërmjet të situatave të të nxënit. Në anologji me veprimtarinë e nxënësve, kërkohet të veprojnë edhe mësuesit për t`u dhënë  përgjigje kërkesave që shtrohen në këtë material. Mund të ndodhë që disa përgjigje, mësuesi/ja t’i plotësojë saktë. Disa të tjera do t’i plotësojë duke qenë dyshuese për “alternativën” dhe për disa nuk mund të jetë në gjendje të japë përgjigje. Për dy rastet e fundit, mësuesi/ja i rikthehet leximit të dokumentit kurrikular përkatës duke shfrytëzuar rubrikën: “Referenca” që është shënuar për secilën temë apo modul. 


Në fund të materialit, autori ka shkruar edhe literaturën e përdorur prej tij në gjuhën shqipe dhe të huaj, mbi të cilën është bazuar për hartimin e këtij materiali.     

Dhe, së fundi po sipas autorit, në sensin praktik të një përdorimi më të gjerë, materiali u shërbehet:  

  • Mësuesve që do t`u nënshtrohen provimeve
  • Formimit të përditshëm profesional  te tyre
  • Prindërve për t`u dhënë ndihmë të kualifikuar fëmijëve
  • Studentëve të fakulteteve të mësuesisë
  • Trajnerëve të mësuesve të arsimit parauniversitar      

        

Autori dr.Bajram Salianji

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

4,319 Lexime
2 vjet më parë