KURRIKULA ME BAZË KOMPETENCAT. DOKUMENTET KURRIKULARE

Ushtrime rreth disa elementëve të përmbajtjes së programeve lëndore (pjesa e parë)

Autori Dr. Bajram Salianji vjen me një material të ri që lidhet me kurrikulën shkollore. Në këtë material sillen në vëmendjen e lexuesve disa ushtrime që, sipas tij ndihmojnë lexuesit.

Nëpërmjet tyre synohet që të jepet një ndihmesë për njohjen dhe përvetësimin e përmbajtjeve të disa prej programeve lëndore, të kurrikulës tonë shkollore.                      

Në këtë material sillen në vëmendjen e lexuesve edhe  dy module nga Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë, të cilat ndihmojnë drejt për drejtë në përvetësimin e programeve lëndore, pasi në to përshkruhen nivelet sistemit tone arsimor si dhe shkallët e të nxënit.                                                                                                             

Për secilin nga modulet e paraqitura në këtë material janë shënuar referencat për secilin modul. Më hollësisht ato jepen për secilin nga testet e paraqitura në këtë material.                                                                                                                                                                                                                                Nga ana tjetër kjo gjetje përbën një kontribut modest të autorit në angazhimin e tij për kërkimin shkencor në fushën e formimit dhe të vetëformimit profesional të mësuesve, me synim rritjen e cilësisë së mësimdhënies.                                                      

Përdorimi i këtyre modeleve të testeve edhe për nxënësit si dhe fëmijët e kopshteve, ato shërbejnë edhe për pasurimin e pedagogjisë, në kushtet e kurrikulës së bazuar mbi kompetenca.

                                                                                                                                                                        E shoh të arsyeshme të përsërit një fakt të njohur nga të gjithë se njohja deri në perfeksion e përmbajtjeve të programeve lëndore, sjell drejtpërdrejtë rritjen e cilësisë së mësimdhënies nga mësuesit dhe për rrjedhojë rritjen e cilësisë së të nxënit nga nxënësit. 


Dhe së fundi, në sensin praktik të një përdorimi më të gjerë, materiali u shërbehet: 

a) Mësuesve/eve që do t`u nënshtrohen provimeve.                                                       

b)Studentëve të fakulteteve të mësuesisë.                                                                      

c)Prindërve për t’u njohur me arritjet e fëmijëve të tyre sipas kërkesave të programeve mësimore.

d) Trajnerëve/eve që kualifikojnë mësuesit/et    


Autori Dr. Bajram Salianji

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,338 Lexime
2 vjet më parë