Kurrikula me bazë kompetencat/Dokumenti

Ushtrime rreth disa elementëve të përmbajtjes së standardeve profesionale dhe lëndore të mësuesit

Autori Dr. Bajram Salianji vjen me një material të ri që lidhet me standardet profesionale të mësuesit. Në këtë material sillen në vëmendjen e lexuesve disa ushtrime që, sipas tij ndihmojnë lexuesit.

Në këtë material jepen në mënyrë të përmbledhur disa teste që lidhen me standardet profesionale të mësuesit. Këto janë teste të tipit “Teste për vetëkontroll dhe vetëvlerësim”.   


Ndryshe nga shumica e rasteve, ku jepen përgjigjet e testeve, në këto modele testesh që po ju paraqitim, përgjigjet do t’i shkruajë vetë mësuesi/ja. Kjo gjetje përbën një kontribut modest në angazhimin për kërkimin shkencor të autorit në fushën e formimit e të vetëformimit profesional të mësuesve/eve.    

                                                                                                                      

Përdorimi i këtyre modeleve të testeve edhe për nxënësit, ato shërbejnë edhe për pasurimin e pedagogjisë, në kushtet e kurrikulës së bazuar mbi kompetenca.

                                                                                                                           

E shoh të arsyeshme të përsërit një fakt të njohur nga të gjithë se njohja deri në perfeksion e përmbajtjeve të këtij dokumenti, ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së mësimdhënies nga mësuesit si dhe ka ndikim në rritjen e cilësisë të të nxënit të nxënësve.


Dhe së fundi, në sensin praktik të një përdorimi më të gjerë, materiali u shërbehet:

a) Mësuesve/eve që do t`u nënshtrohen provimeve. 

b)Studentëve të fakulteteve të mësuesisë.

c)Prindërve për t’u njohur me formimin profesional të mësuesve të fëmijëve të tyre sipas kërkesave të standardeve të formimit profesional të përgjithshëm apo lëndor të tyre.  

d)Trajnerëve/eve që kualifikojnë mësuesit/et.

            

Autori Dr. Bajram Salianji        

Autori Dr. Bajram Salianji        

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

737 Lexime
1 javë më parë